Skip to content
Të Gjitha

Kishte temperaturë 38°C, priten përgjigjet e analizave të 15-vjeçarit afgan në Qafë-Botë

· 1 min lexim

Shqipëria është e rrethuar nga koronavirusi por për fat të mirë në vendin tonë nuk është shënuar asnjë rast.

Vendet fqinje si Italia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, janë prekur tashmë.

Duke qenë se rreziku është i madh, në pikat kufitare janë marrë masat paraprake për parandalimin e virusit.

Personat që kanë ardhur nga vendet e prekura, iu matet menjëherë temperatura.

Të mërkurën ndërkohë është ndaluar një grup klandestinësh afganë në Qafë-Botë.

Duke qenë se një 15-vjeçar kishte temperaturë 38 gradë celcius, iu bë tamponimi.

Më pas të dhënat e marra u dërguan në ISHP dhe po priten rezultatet.

“Njërin që dyshonim që kishte temperaturë 38 ju mor tamponi dhe u dërguar në ISHP dhe presim rezultatet. Kontrollohet çdo person që futet në pikën e Qafë Botës. Shtetas kinezë nuk kanë hyrë, sot kemi pasur dy italianë”, u shprehën mjekët në pikën kufitare të Qafë Botës.