Skip to content
Të Gjitha

Kishte shkuar të mbushte ujë, automjeti përplas rëndë këmbësoren

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Pushimi i Shoferit-Divjakë, ku një fuoristradë tip ‘Nissan’ me targa AA473 ka përplasur një këmbësore.

Sipas informacioneve paraprake 60-vjeçarja quhet Liri Ndoni dhe kishte dalë të mbushte ujë.

Ndoni është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

Kujtojmë se bilanci i aksidenteve të muajit janar ishte goxha i rëndë, ku u shënuan të paktën 506 aksidente dhe 16 viktima.