Skip to content
Aktualitet

Kishte mbjellë plantacion me kanabis, arrestohet shqiptari në Athinë

· 1 min lexim

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Emri i shqiptarit të arrestuar ende nuk është bërë me dije për arsye hetimore.

Sipas mediave greke 50-vjeçari kishte mbjellur plantancione droge në një zonë pyjore në Atika, dhe pas hetimit oficerët e policisë arritën të kapnin shqiptarin i cili ishte përgjegjës.

Grupi hetimor konfiskoi dhe dogji lëndën narkotike. 50-vjeçari u shoqërua pranë Prokurorisë së Athinës për veprime të mëtejshme. Policia greke vijon hetimet për kapjen dhe arrestimin e bashkëpuntorëve të tjerë.