Skip to content
Të Gjitha

Kishin thyer masën “Arrest në shtëpi”, bien në prangat e policisë tre persona në Pogradec

· 2 min lexim

Policia e Pogradecit ka arrestuar ditën e sotme tre të rinjë që kishin thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Bëhet me dije se J.A., 23 vjeç; E. A., 26 vjeç dhe D. D., 21 vjeç, banues në Pogradec, të dënuar për për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kanë thyer masën arrest ne shtepi.

Shtetasit e mësipërm, janë konstatuar nga kontrollet e shërbimeve policore pranë vendit të quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”


Njoftimi I policisë 

Pogradec

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, bien në prangat e policisë tre shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. A., 23 vjeç; E. A., 26 vjeç dhe D. D., 21 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, janë konstatuar nga kontrollet e shërbimeve policore pranë vendit të quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec kishte caktuar ndaj tyre, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.