Skip to content
Aktualitet

Kishin kërkuar azil, autoritetet franceze riatdhesojnë 25 shqiptarë (VIDEO)

· 2 min lexim

Autoritetet franceze kanë riatdhesuar në Shqipëri 25 shqiptarë të cilët prej disa muajsh kërkonin azil në shtetin francez.

Policia e Shtetit me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se 25 shtetas shqiptarë kishin kërkuar azil në Lion të Francës, por kërkesa e tyre ishte refuzuar.

Njoftimi i policisë:

Rinas – Riatdhesohen nga Lyon, Francë, 25 shtetas shqiptarë

Mesditën e sotme, me anë të një fluturimi me charter u riatdhesuan në Rinas, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.

Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar kalim e paligjshëm të kufirit, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve ndërkufitare.