Skip to content
Të Gjitha

Këto janë 6 mënyrat perfekte për të ndaluar gërhitjen

· 2 min lexim

Ndodh që gjatë natës të gjithë të gërhasin por kjo është diçka irrituese edhe shkaktohet nga disa faktorë të ndryshëm.

Stili i jetës tuaj ndikon shumë në gërhitje dhe pa marrë parasysh sa e thjeshtë mund të duket, nganjëherë ajo shkakton  probleme me frymëmarrjen në gjumë, prandaj është mirë të konsultoheni me doktorin familjarë nëse keni probleme të tilla.

Edhe pse nuk është diçka e rrezikshme të gjithë jemi të interesuar të dimë se si mund ta parandalojmë dhe këto janë disa nga mënyrat kryesore:

Shmangni alkoolin

Ndalimi i përdorimit të alkoolit, ose të paktën shmangia e përdorimit të paktën tri orë para gjumit do ju ndihmoi që muskujt e organeve të frymëmarrjes të mos lëshohen, transmeton lajmi.net.

Mos përdorni medikamente për relaksim të muskujve në mbrëmje

Medikamentet që përdoren kundër depresionit dhe ankthit zakonisht shkaktojnë plogështi të muskujve, e cila e shkakton gërhitjen.

Humbi peshë nëse jeni mbi-peshë ose të plotë

Shtresat e dhjamit në qafë dhe fyt mund të ngushtojnë rrugët e frymëmarrjes. Humbja e peshës do e bëjë frymëmarrjen më të lehtë, sidomos gjatë gjumit, transmeton lajmi.net.

Provoni ilaçe shtëpiake për të hapur kanalet e hundës

Nëse hundët tuaja janë të bllokuara, atëherë provoni ti pastroni me ujë me kripë. Kjo metodë është më e sigurt se medikamentet e ndryshme.

Nëse pini duhan, lëreni

Pos gjithë efekteve negative shëndetësore që ka duhani, personat që pinë duhan gërhasin më shumë. Nikotina ndikon në ënjtjen e kanalit të frymëmarrjes duke e bërë më të vështirë të mjaftoheni me ajër gjatë gjumit.

Flini në krahë ose vetëm ktheni kokën

Kur flini në shpinë, gjuha juaj shtyhet prapa dhe shtypë kanalin e frymëmarrjes duke shkaktuar gërhitje. Për të ju ndihmuar të flini në krahë, mund të mbështetni një jastëk në shpinën tuaj.