Skip to content
Të Gjitha

“Kështu e ka jeta”, Stresi publikon videon e viktimës së masakrës në Fushë-Krujë

· 2 min lexim

Ditën e djeshme një atentat në Fushë-Krujë më pasojë vdekjen e 3 e personave tronditi të gjithë vendin.

Emrat e tre viktimave janë Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martini, ky i fundit kushëriri i Ervis Martinajt.

Këngëtari i njohur Stresi ka pasur miqësi të ngushtë me Brilant Martinin, teksa nuk ka hezituar që dhimbjen e madhe ta ndajë më ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Ditën e sotme, Stresi ka ndarë në Instastory një video të Martinajt nga makina, ku shfaqet duke kënduar një ndër këngët e tij dhe thotë: “Kështu e ka jeta, mos u mërzit”.  Reperi e ka shoqëruar videon me disa “emoji” të trishtuara.

 

Brilant Martinaj rreth një muaj më parë është kthyer nga jashtë shtetit pasi Gjykata i ka hequr masën e arrestit ndërkombëtar për vrasjen e Xhuljo Prelës.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari Stresi  i pikëlluar për humbjen e mikut të tij ka publikuar në “InstaStory”, bisedën e tyre të fundit, ku Brilanti i shpreh dashurinë, teksa e konsideron si vëlla.  “Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi përmbi mesazhet në Whatsapp.

Brilant Martinaj është kushëriri i Ervis Martinajt dhe dyshohet se është autor i ekzekutimit të efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela në dhjetor të 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi në 1 nëntor të 2021 në Laç.