Skip to content
Të Gjitha

Kërkoi pafajësinë në Apel, zbardhet vendimi për “Escobarin e Ballkanit”

· 1 min lexim

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, për Klement Balilin, të njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, shkruan ‘Dosja.al’.

Balili u dënua me 14 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë vetëm 10 vite heqje lirie.

Ai u dorëzua në polici më 15 janar të 2019-ës , pas dy vitesh që qëndronte në arrati.

Ndaj Balilit rëndojnë një sërë akuzash si ‘trafik i lëndëve narkotike, ‘pastrim parash’, ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘refuzimi i deklarimit të pasurisë’.

“Eskobari i Ballkanit” nuk ishte i pranishëm gjatë seancës së sotme.

Klement Balili ka qenë për 2 vite Drejtori i Transporteve në Sarandë, i emëruar nga LSI-ja në 2016-ën.

Ai u akuzua për transportin e 700 kg kanabis të kapura në Greqi.

Në shtetin helen, pjesë e hetimeve ishte edhe DEA amerikane.

Balili është cilësuar nga ish-ambasadori amerikan Donald Lu, si ‘peshk i madh’.