Skip to content
Të Gjitha

Kërkohet karantinim i Parlamentit, 3 deputetë pozitiv me COVID

· 1 min lexim

Pas Ralf Gjonit, edhe dy deputetë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për deputetin e opozitës, Enver Roshi dhe deputetin e mazhorancës, Eljo Hysko.

Testet kanë konfirmuar sot se deputetët janë të infektuar me COVID-19.

Ndërkohë, ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo propozon karantimin e Parlamentin dhe kryerjen e tamponit për të gjithë deputetët.

“EMERGJENTE tamponi për të gjithë deputetët dhe karantinim për të gjithë Parlamentin”, shkruan Tavo.

Më herët gjatë ditës ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, që konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus.