Skip to content
Kryesore

Kërcet grushti në Palasë/ Disa persona dhunojnë brutalisht të riun (video)

· 2 min lexim

Në ambientet e jashtme të një lokali në zonën e Palasës ka ndodhur një sherr masiv. Siç shihet edhe në video disa persona konfliktohen mes tyre, ndërsa një burrë shihet duke u shembur në tokë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy persona.

Personat e shpallur në kërkim janë një 28-vjeçar nga Tirana, dhe një 49-vjeçar nga Durrësi, ndërsa policia thotë se po punon për kapjen e tyre. Policia nuk bën me dije gjendjen e personit që ka mbetur i plagosur si pasojë e sherrit, ndërkohë që thotë se po punohet për identifikimin e personave të tjerë që janë përfshirë në konflikt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.