Skip to content
Kronikë

‘Kërcet’ arma te lokali i Noizy-t, plagoset ish-kandidati për kreun e PS në Durrës (Foto+Emri)

· 2 min lexim

Ditën e sotme qyteti i Durrësit është tronditur nga disa të shtëna me armë zjarri.

I plagosur në këmbë ka mbetur Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kryetar të PS-së në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e Noizy-t, reperit shqiptar, që ndodhet në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.

Kërtusha ka qenë një personazh edhe mediatik, pasi në disa raste ka denoncuar kapjen e kupolës drejtuese të PS-së së Durrësit nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

I riu që ka mbetur i plagosur në këmbë, ka mbajtur edhe postin e kreut të FRESSH për Durrësin. Kërtusha ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende si ka nisur sherri dhe se kush është autori i të shtënave me armë.

Sipas Policisë, Kërtusha ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.