Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kërcenin dhe hidhnin sende nga ballkoni”, flet pronari i hotelit ku qëndruan mjekët shqiptarë: Në mëngjes gjenim shishe birrash dhe uiski

14:55 01/05/2020
Reading Time: 4 min lexim

Misioni i 30 mjekëve shqiptarë, të cilët u nisën në Itali për të ndihmuar vendin fqinj me epideminë e COVID-19, nuk u mbyll ashtu si duhej.

Një natë para se të niseshin për në Shqipëri, dhjetë prej tyre janë gjobitur me 500 euro, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht.

Lajmi fillimisht u raportua nga gazeta “Corriere della Sera”, ku thuhej se mjekët shqiptarë kishin thyer rregullat e hotelit dhe të pandemisë po ashtu, duke organizuar festa në dhomë.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, pronari i hotelit “Regal” në Brescia, Luca Andriani tregoi se si rrodhi historia.

Andriani shprehet se kishte marrë vazhdimisht ankesa nga klientët e tjerë të hotelin për shqiptarët.

Sipas Andrianit, shqiptarët mblidheshin të gjithë në një dhomë dhe cdo mëngjes gjeje shishe birrash apo uiski.

Më tej ai shton se kamerat e sigurisë kanë kapur disa herë momentet kur shqiptarët festonin, madje hidhnin edhe sende nga ballkoni, ndërsa në disa raste harronin maskat në restorant.

Duke qenë se dy prej anëtarëve të stafit janë shqiptarë, vijon Andriani, kishin dëgjuar disa herë të shara në shqip nga mjekët.

Pronari i hotelit përmbyll duke thënë se vlerëson gjestin e shqiptarëve, por kjo nuk do të thotë se duhet të thyejnë rregullat.

Intervista

Kemi parë lajmin që u publikua në mediet italiane për mjekët shqiptarë që erdhën për të ndihmuar në vendin tuaj. Mund të na tregoni se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në hotelin që ju drejtoni?

Luca Andriani: Për fat të keq, qëndrimi i mjekëve shqiptarë këtu në hotelin tonë nuk shkoi dhe aq mirë. Dhe këtu e kam fjalën te sjellja, pasi që në momentin e parë që ata erdhën në hotelin tonë ne iu kemi treguar rregulloren e brendshme që duhej të ndiqnin. Për më tepër kishim përfshirë edhe rregullat e reja që imponohen nga pandemia e COVID-19, pra, jo grumbullime dhe takime dhe gjithmonë sipas procedurës. Unë e kuptoj shumë situatën e tyre dhe vështirësinë, por në mbrëmje mblidheshin të gjithë në një dhomë dhe një gjë e tillë, përveçse është një rrezik i shtuar për situatën e pandemisë që po kalojmë, por edhe sepse klientët e tjerë që ne kemi në hotel ankoheshin për gjithë rrëmujën dhe zhurmën që bëhej. Çdo mëngjes ne gjenim shishe birrash, uiski dhe ka pasur disa episode të tjera që më detyruan të merrja në telefon Policinë lokale dhe kjo e fundit ka bërë detyrën e saj. Rregullat e vendosura për të parandaluar pandeminë duhet të respektohen edhe nga mjekët.

Pra, thyerja e rregullave dhe festat nuk kanë ndodhur vetëm 1 natë?

Luca Andriani: Jo. Ishte një sjellje që u përsërit disa herë. Ishin të paktën 4 herë, rastet kur ne kemi kapur përmes kamerave të sigurisë festa dhe grumbullime në një dhomë, ku pinin këndonin dhe kërcenin apo edhe hidhnin sende nga ballkoni. Madje, kishte shumë raste kur i harronin maskat në restorant dhe kjo sjellje ishte e gabuar.

 Kur erdhi Policia çfarë ndodhi, është e vërtetë që ka pasur një përplasje?

Luca Andriani: Kur erdhi Policia u njoh me situatën që ndodhte dhe pa që ishin 8 veta në një dhomë, të paktën kjo për natën e fundit para se të largoheshin. Konstatoi festat që bënin, por edhe grumbullimet për të pirë cigare. Disa nga këto veprime në një kohë normale, janë gjëra që mund të bëhen, por në këtë periudhë emergjence që jemi duke kaluar, nuk mund të bëhen. Kur erdhi Policia iu komunikoi se nuk mund të qëndrojnë në një dhomë 8 vetë, duke festuar dhe duke pirë. Por më pas, dy nga pjesëtarët e grupit ngritën zërin dhe pati një lloj konfrontimi me Policinë. Por dua të nënvizoj edhe një fakt tjetër. Këtu në hotel ne kemi dy punonjës shqiptarë, të cilët shumë shpesh kanë dëgjuar të shara dhe ofendime në shqip. Ishin disa raste, kur kameriereve apo pjesëtarëve të tjerë të shërbimit i ngrinin zërin dhe iu thoshin ofendime në shqip dhe është një gjë që nuk tregon edukatë.

 Në mendimin tuaj, a e ul sakrificën e bërë kjo sjellje që thoni se ka ndodhur?

Luca Andriani: Unë dua të shtoj edhe se kam vlerësim për kurajën dhe ndihmën që ata dhanë për ne në këto momente të vështira. Por e përsëris se kjo nuk mund të justifikojë një sjellje të tillë. Ata nuk zbatuan rregullat. Dhe me këtë sjellje bie çdo gjë, pasi vjen këtu për të ndihmuar në mënyrë vullnetare dhe pastaj bën një sjellje të tillë, nuk shkon. Unë e kuptoj që ata ishin të rinj dhe ndoshta pa shumë eksperiencë dhe kjo ardhje në Itali mund të ketë qenë një gjë që do e mbajnë gjithmonë mend, por sjellja nuk ishte e duhura.

Etiketa: Italimjeket shqiptarepronari i hotelit

Të lidhura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare
Aktualitet

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Kapiten i rangut të parë (Ret) Artur Meçollari, Ish zëvendëskomandant dhe komandant në detyrë i Forcës detare / Rojes Bregdetare...

16:59 10/05/2025
Para

"Takohemi dhe e sqarojmë muhabetin"! Gabimi që nxorri zbuluar ekzekutuesit e dy vëllezërve në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.