Skip to content
Aktualitet

Kërcasin armët në Tiranë, identifikohet i riu që terrorizoi banorët në Laprakë

· 2 min lexim

Një përplasje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djeshme në Laprakë.

Dy persona kanë nxjerrë armët, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Një person është identifikuar dhe është shpallur në kërkim, e ndërsa personi i dytë ende nuk është identifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron”, në orën 23:10 të mbrëmjes së djeshme.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.07.2019, rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron” ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M. J dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja.

Si rezultat i reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit që ka përdorur armën e zjarrit, konkretisht shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.