Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kemi skenar pozitiv”, Rama: Nesër vendimi final për shkollat. Viti shkollor nuk digjet

23:32 27/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Me identifikimin e rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, qeveria vendosi mbylljen e shkollave për dy javë deri më 23 mars, e me shtimin e rasteve afati u shty deri më 3 prill.

Por, duke marrë shkas nga zhvillimet në vend Ministria e Shëndetësisë ka vendosur më 1 prill mbylljen e të gjithë institucioneve publike dhe private deri në një kohë të pacaktuar.

Në këto kushte, teksa qeveria po ndërmerr lehtësime të shumta, nxënës e studentë të shumtë janë të shqetësuar se çfarë do ndodhë me shkollat, teksa deri tani është përdorur si zgjidhje mësimi online.

Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Real Story” se nesër pritet të merret vendimi final në lidhje me hapjen apo jo të shkollave teksa shtoi se është gjetur një zgjidhje që të ruhet shëndeti i nxënësve dhe studentëve, por nga ana tjetër të mos humbet as viti shkollor.

“Kemi parë shumë vende që kanë vendosur të mos i hapin, Italia e fundit. Sot kemi pasur një diskutim me ministren, besoj nesër do kemi një vendim përfundimtar. Ideja është të mbrojmë vitin shkollor, Maturën Shtetërore dhe nxënësit të mos humbin vitin shkollor. Si do të bëhet kjo pa hapur shkollën? Nesër do detajohet.Kujtoj që në zonën më të populluar të Shqipërisë, Tiranë-Durrës ne në nëntor morëm goditje edhe nga tërmeti gjë që ka bërë të rritet shumë numri i nxënësve në shkollat e padëmtuara, ku hapja e procesit mësimor është faktikisht e pamundur, nga ana tjetër ne nuk duam të humbim vitin shkollor. Ne kemi hartuar një proces disi tjetër nga vendet e tjera. Besoj që do bëjmë dicka në këtë drejtim. Kemi skenar pozitiv qoftë për të mbrojtur shëndetin,qoftë për të mbrojtur nxënësit dhe qoftë për të mbrojtur vitin”,- tha ai.

Kujtojmë se dje është raportuar se gjatë muajve të verës studentët mund të jenë në auditore për të mbyllur vitin akademik 2019-2020.

Në një intervistë me Tv Klan, zv/ministri i Arsimit Oltian Rrumbullaku u shpreh se për shkak të pandemisë një nga opsionet është zgjatja e vitit akademik deri në shtator, për tu rikthyer sërish në tetor për vitin e ri akademik.

LEXO: Covid-19: Viti akademik mund të rifillojë së shpejti e të zgjasë deri në shtator

Sakaq, ditën e sotme u raportua se Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur që të mbyllë semestrin e dytë online dhe sipas informacioneve bëhet me dije se të gjitha proveimet e sezonit të dytë dhe mbrotja e diplomave do të bëhet online.

Ky fakultet është i pari që ka marrë një vendim, duke bërë me dije se viti shkollor do të mbyllet sipas programit të miratuara që në nisje të vitit akademik.

Tashmë pritetet që Departamentet të nxjerrin datat e provimeve sipas rregulloreve në fuqi dhe studentët kanë të drejtë të marrin pjesë në provim vetëm në një nga datat e caktuara nga departamenti.

LEXO: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja merr vendimin: Provimet dhe mbrojtja e diplomave do të bëhen online 

Të tjera

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim
Aktualitet

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht pas raportimeve mediatike që e lidhin emrin e saj me...

14:08 02/02/2026
Nderi i dytë për Ulajn, Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll
Aktualitet

Nderi i dytë për Ulajn, Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll

Pas luftës së brendshme mes dy kolonelëve të pushtetit, Veliajt e Ballukut, njëri përfundoi në burg dhe tjetra po reziston...

11:08 02/02/2026
Para

Detaje të reja nga atentati ndaj vëllezërve në Durrës, autorët qëlluan nga një “Toyota” ngjyrë gri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen Epstein: Raportimet janë mashtrim

14:08 02/02/2026
Nderi i dytë për Ulajn, Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll

Nderi i dytë për Ulajn, Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin 1.460.549 m2 në Rrjoll

11:08 02/02/2026
Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

Taksa 15% trondit pensionistët italianë në Shqipëri, letër e hapur Ramës

18:50 01/02/2026
Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

Nën hetim për 11 tendera 1.1 mld euro, Bardhi: Balluku po blen heshtjen

18:39 01/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.