Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

KE: “Pasaportat e arta” të qeverisë Rama i hapin dyert krimit të organizuar

16:37 30/08/2022
Reading Time: 3 min lexim

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero-Hernandez, flet për DW mbi rreziqet potenciale të zbatimit të projektit të qeverisë së Tiranës për dhënien e shtetësisë të huajve që mund të investojnë në Shqipëri.

DW: Cilat janë dispozitat e legjislacionit të BE, me të cilat bie ndesh projekti i qeverisë së Tiranës, për dhënien e shtetësisë shqiptare të huajve, që mund të investojnë në Shqipëri, pra dhënien e të ashtuquajturave, ”pasaporta të arta”?

Ana Pisonero-Hernandez: BE-ja respekton të drejtën e vendeve sovrane për të vendosur mbi mënyrën e dhënies së shtetësisë. Në të njëjtën kohë, konteksti aktual i agresionit rus kundër Ukrainës, nxjerr më tej në pah, rreziqet që paraqesin skemat e shtetësisë për investitorët e huaj dhe nevojën e hapave të menjëhershme. Këto janë programe që ofrojnë shtetësinë në këmbim të një pagese ose investimi të paracaktuar dhe pa një lidhje reale me vendin në fjalë.

DW: Znj. Pisoreno-Hermandez, sapo përmendët rreziqet, por cilat janë ato nëse ky projekt megjithë paralajmërimet e KE, do të ecë drejt zbatimit?

Ana Pisonero-Hernandez: Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta. Komisioni i konsideron këto skema në shkelje të ligjit të BE-së dhe ka nisur në vitin 2020 procedurat kundër shteteve anëtare që e kanë shkelur këtë ligj. Për shkak të perspektivës së shtetësisë së ardhshme të BE-së, kombësia e vendeve kandidate mund të bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët.

DW: BE hapi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë në korrik të këtij viti, pikërisht me rishikimin analitik të legjislacionit shqiptar, me synimin / kërkesën shumëvjeꞔare që legjislacioni kombëtar të jetë në përputhje me atë të BE-së. Sipas strategjisë së re të zgjerimit të BE-së, procesi i anëtarësimit është i kthyeshëm nëse nuk ka progres në përmbushjen e kërkesave të këtij procesi. A përbën konflikti i këtij projekti me ligjin e BE një mundësi të tillë?

Ana Pisonero-Hernandez: BE-ja po monitoron, në kuadrin e procesit të anëtarësimit në BE, çdo plan nga vendet kandidate për të futur skemat e shtetësisë. Aktualisht jemi duke përgatitur raportet e ardhshme vjetore të paketës së zgjerimit, që pritet të prezantohen në tetor.

DW: Ministrat e Jashtëm të BE do të takohen këtë javë, të mërkurën, më 31 gusht në Pragë për të diskutuar arrestimin nga Policia e Shtetit të dy rusëve, një ukrainas dhe katër çekë që donin të fotografonin dy uzinat e armëvë në Shqipëri, në Gramsh dhe në Poliçan. Të dyja këto incidente tregojnë që paralajmërimet e BE-së për rreziqet ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë, në kuadrin e agresionit rus kundër Ukrainës, janë reale,të bazuara. Cilat janë pritshmëritë e BE-së nga ky takim? A do të jetë pjesë e agjendës së këtij takimi çështja e “Pasaportave të Artë” nga Shqipëria?

Ana Pisonero-Hernandez: Po ndjekim njoftimet për incidentin në objektin ushtarak në Gramsh. Presim një hetim të plotë nga autoritetet përkatëse shqiptare, i cili tashmë ka nisur. Para së gjithash, dy ushtarëve shqiptarë të plagosur i urojmë shërim të shpejtë. Shqipëria dhe BE kanë një partneritet të ngushtë për çështjet e sigurisë. /DW/

Të lidhura

Vdiq në duart e policisë, lirohen 5 efektivët e dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan të Kosovës
Aktualitet

Vdiq në duart e policisë, lirohen 5 efektivët e dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan të Kosovës

Pesë zyrtarët policorë të dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu janë liruar nga paraburgimi, pas vendimit të fundit të...

18:51 31/07/2025
“Made in Albania”: Kur dështimi dixhital shitet si sukses
Aktualitet

“Made in Albania”: Kur dështimi dixhital shitet si sukses

Në një deklaratë që i ngjan më shumë një satire sesa një raportimi zyrtar, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë...

15:35 31/07/2025
Para
PD: “Pasaporta e artë” e Edi Ramës, pasaportë për bajlozët e krimit

PD: “Pasaporta e artë” e Edi Ramës, pasaportë për bajlozët e krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vdiq në duart e policisë, lirohen 5 efektivët e dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan të Kosovës

Vdiq në duart e policisë, lirohen 5 efektivët e dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan të Kosovës

18:51 31/07/2025
“Made in Albania”: Kur dështimi dixhital shitet si sukses

“Made in Albania”: Kur dështimi dixhital shitet si sukses

15:35 31/07/2025
Kontrata 6 mln dollarë me PD: Lobistët në SHBA kërkojnë nga DASH të heqë ‘non gratën’ për Berishën

Kontrata 6 mln dollarë me PD: Lobistët në SHBA kërkojnë nga DASH të heqë ‘non gratën’ për Berishën

13:31 31/07/2025
Dumani: SPAK po heton vrasjet e 21 Janarit dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

Dumani: SPAK po heton vrasjet e 21 Janarit dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

12:49 31/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.