Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kasat fiskale dalin jashtë loje, ja si funksionon softueri i ri i Tatimeve

16:56 04/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kasat fiskale do të dalin nga qarkullimi dhe do të futet softueri i ri i Tatimeve, që lëshon fatura elektronike për transaksionet. 7600 biznese nga data 1 janar e këtij viti nisën  zbatimin e sistemit të ri të lëshimit të faturave tatimore, të njohur si fiskalizimi. Subjekte në marrëdhënie me shtetin do të lëshojnë fatura elektronike, duke përdorur softuerin e instaluar në pajisjen e tyre kompjuterike, telefon apo tabletë.

Për një periudhë tranzitore nuk do të ketë masa ndëshkuese për subjektet që nuk e kanë blerë softuerin dhe se do të kenë mundësinë të përdorin portalin Self Care, nëpërmjet të cilit do të lëshojnë faturat për entet publike.

Faturat elektronike do të shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave

“Aktualisht janë 19 subjekte të cilët janë certifikuar për të shitur softuer ndërkohë janë mbi 50 subjekte që janë në faza testimi dhe pritet të certifikohen në një fazë të shkurtër”, deklaron drejtoresha Delina Ibrahimaj.

Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj në një intervistë televizive sqaron në se ky sistem do sjellë eliminim gradual të kasave fiskale aktuale nga tregu.

“Ky është një proces gradual i modernizimit dhe në mënyrë natyral mendoj që kasat do të dalin jashtë funksionimit gjatë viteve në vijim. Ka disa subjekte që po zhvillojnë një server të ndërmjetëm që do të shërbej si urë lidhëse ndërmjet kasave aktuale dhe sistemit të ri të fiskalizimit. Ende nuk ka asnjë server të ndërmjetëm të certifikuar por jemi në dijeni që ka subjekte që po e zhvillojnë këtë si procedurë”, thotë Ibrahimaj.

Lidhur me kostot shtesë për biznesin, Ibrahimaj shprehet se “Ne jemi të bindur që hapja e tregut ul kostot. Ne kemi softuer të cilat fillojnë me kosto më pak se 100 euro mirëmbajtje në vit bashkë me blerjen e softuerit, dhe çmimi më i lartë nuk mund të kalkulohet  pasi është në varësi të produktit që tatimpaguesi do të kërkojë”.

Ndërkohë në korrik 2021 do fillojë lëshimi i faturave elektronike biznes me biznes dhe në 1 shtator biznes me konsumator. Me implementimin  e këtij sistemi çdo transaksion do të regjistrohet në kohë reale duke i dhënë mundësinë administratës që të identifikojë më shpejt rastet e abuzimeve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Kasat fiskalesoftuertatimet

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Bie ndjeshëm numri i të infektuarve në 24 orët e fundit, shënohen 6 viktima! (BILANCI)

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip