Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka urdhëruar hapjen e kutive të votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin, pas një kërkese të Partisë Demokratike, e cila ka ngritur shqetësime për parregullsi të mundshme gjatë procesit zgjedhor, të dokumentuara përmes pamjeve filmike.
Vendimi për rinumërimin është mbështetur nga dy anëtarët përfaqësues të PD-së në KAS, të cilët theksuan se ekzistojnë indicie që kërkojnë hetim të mëtejshëm mbi korrektësinë e numërimit të votave në këto dy zona.
Përfaqësuesi i PD-së, Çefa, deklaroi se në pamjet e regjistruara gjatë procesit të numërimit janë evidentuar situata që hedhin dyshime serioze për manipulim apo shkelje të procedurave ligjore, çka sipas tij justifikon hapjen e kutive dhe një kontroll të dytë të rezultatit.