Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kapet në Vlorë drejtuesi i gomones që çonte në Itali 55 klandestinë nga Siria  

10:29 20/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Arrestohet në Vlorë një nga skafistët që tentoi të trafikonte drejt Italisë me gomone 55 klandestinët sirianë, të kapur në 8 janar.

Policia e vlorës ka arrestuar 26-vjeçari Emiljano Likaj, i cili ishte drejtuesi i skafit që u kap me 55 kandestinë nga Siria.  Mjeti që drejtonte Likaj u fundos në grykëderdhje të Vjosës, duke rrezikuar që të mbyteshin sirianët. Më parë për këtë ngjarje janë arrestuar Qazim Ismailaj dhe Fatos Dushe, përkatësisht pronari i një hoteli në Tiranë dhe pronari i një banese, pasi kishin strehuar klandestinët para se ata të niseshin me gomone drejt Italisë.

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ismailajn, i cili akuzohet për veprën penale dhënie ndihme të paligjshme për kalim të kufirit dhe për strehim të 55 klandestinëve nga Lindja e Mesme që u gjetën në grykëderdhjen e lumit Vjosa pak ditë më parë. 32 vjeçari nga fshati Trevllazër dyshohet se ka strehuar shtetasit sirianë në banesën në pronësi të tij.

 

Në “arrest me burg” është lënë edhe pronari i hotelit Fatos Dushe, i cili gjithashtu kishte strehuar klandestinët në hotelin e tij. Ismailaj u arrestua në Tiranë, ndërsa gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë.

Më 8 janar një gomone me 55 klandestinë nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të iknin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë pranë fshatit Poro.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve dy javë më parë. Shkon në tre numri i personave të arrestuar, të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në pranga drejtuesi i mjetit lundrues.

Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, shtetasin:

  1. L.(A.), 26 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti),  me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

/Gazetareforma.com/

Etiketa: klandestinëskafistivlore

Të tjera

Hije diktature: Procedohen penalisht Adriatik Lapaj dhe dy aktivistë për pushtim toke, tubim të paligjshëm dhe prishje qetësie
Aktualitet

Hije diktature: Procedohen penalisht Adriatik Lapaj dhe dy aktivistë për pushtim toke, tubim të paligjshëm dhe prishje qetësie

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, si dhe ndaj dy aktivistëve...

13:17 08/03/2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?
Aktualitet

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Konflikti i nisur mes Izraelit dhe Iranit po reflektohet edhe në ekonominë shqiptare, kryesisht përmes rritjes së çmimeve të karburanteve,...

12:34 08/03/2026
Para

Inaugurimi i Joe Biden, si do të bëhet betimi, çfarë pritet të bëjnë mbështetësit e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Hije diktature: Procedohen penalisht Adriatik Lapaj dhe dy aktivistë për pushtim toke, tubim të paligjshëm dhe prishje qetësie

Hije diktature: Procedohen penalisht Adriatik Lapaj dhe dy aktivistë për pushtim toke, tubim të paligjshëm dhe prishje qetësie

13:17 08/03/2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

12:34 08/03/2026
Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

12:41 07/03/2026
Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

11:06 07/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.