Skip to content
Kryesore

Kapet në kufi me drogë, arrestohet 38-vjeçari nga Mali i Zi

· 1 min lexim

Një 38-vjeçar nga Mali i Zi është arrestuar pasi u kap me rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, ndërsa përpiqej të dilte nga Shqipëria.

Automjeti që ai drejtonte u kontrollua nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, në kuadër të një operacioni për parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi.

Gjatë kontrollit, u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe një celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër u njoftuan dhe, pas përfundimit të veprimeve të para, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 38 vjeç, për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve.”

Materialet e çështjes i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.