Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kaosi pas pezullimit të licensës së “Ernest”, Aviacioni Civil njofton pasagjerët për procedurat e kompensimit

10:43 08/01/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pezullimi i aktivitetit të linjës ajore “Ernest” nga autoritetet italiane, ka krijuar kaos tek pasagjerët.

Autoriteteti Italian i Aviacionit Civil (ENAC), i ka lënë afat “Ernest” deri në datë 13 janar.

Në mungesë të një njoftimi të dytë për riaktivizimin e licnesës, të gjitha fluturimet përtej kësaj date do të anulohen.

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar nëpërmjet një njoftimi, ka treguar hapat që duhet të ndjekin pasagjerët për të marrë kompensim.

Pala italiane i ka komunikuar Aviacionit Civil, se ishte e detyruar ta merrte këtë vendim, me shpresën se “Ernest” do të jetë në gjendje të japë garanci financiare për vijimin e aktivitetit.

Në njoftimin e AAC, thuhet se kompania është duke operuar me kapacitete të kufizuara, të cilat kanë sjellë anulime dhe skedulime të fluturimeve.

Nëse pasagjerët nuk e kryejnë dot fluturimin dhe zgjedhin të presin një biletë me një kompani tjetër, duhet të bëjnë kërkesën për kompensim në adresën

https://form.jotformeu.com/8241207785836

Kërkesën duhet ta bëjnë edhe ata që kanë prerë biletën përtej 13 janarit.

Në lidhje me kompensimet, pasagjerët duhet të presin udhëzimet e ENAC dhe autoriteteve të tjera në vendin fqinj.

Postimi i plotë:

Pas njoftimit nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil (ENAC) për pezullimin e licencës së kompanisë “Ernest”, si autoriteti përgjegjës për licencimin e kësaj kompanie, Autoriteti Aviacionit Civil Shqiptar (AAC), i dërgoi një kërkesë sqaruese ENAC dhe u informuam se për shkak të vështirësive financiare me likuiditetin e kompanisë, autoriteti italian ishte detyruar të merrte këtë vendim me shpresën se kompania, deri me datë 13 Janar 2020, do jetë në gjendje të vërtetojë garanci financiare të nevojshme për vijimin e aktivitetit.

Kompania “Ernest” nga ana e saj iu përgjigj AAC-së, se do të angazhohej në marrjen e masave të nevojshme për garantimin e zhvillimit të fluturimeve të programuara deri më datë 13 janar.

Për sa më sipër, që nga momenti i njoftimit për pezullim, kompania është duke operuar me kapacitet të kufizuar në avionë dhe staf operues. Kjo situatë ka sjellë edhe anulime dhe ri-skedulime të fluturimeve, por jo deri në pikën e ndalimit total të fluturimeve.

– Duke qenë se kompania ende ka një licence aktive nga autoriteti italian deri më dt. 13/01, pasagjerët duhet të marrin masat që deri në këtë datë të lidhen në telefon me shërbimin e klientit të kompanisë dhe/ose agjencinë ku kanë prerë biletën dhe të përpiqen të sigurojnë një vend në fluturimet që kompania po kryen.

– Nëse pasagjerët nuk e kryejnë dot fluturimin me Ernest dhe zgjedhin të presin një biletë me një kompani tjetër, atyre u rekomandohet të bëjnë kërkesën për rimbursim dhe kompensim nëpërmjet sistemit të kompanisë në faqen e tyre në internet në adresën:

https://form.jotformeu.com/82412077858362…

– Kërkesën për rimbursim duhet t’a bëjnë edhe pasagjerët që kanë prerë bileta përtej datës 13 Janar 2020.

– Është shumë e rëndësishme që pasagjerët të bëjnë kërkesat për rimbursim dhe kompensim si i vetmi mekanizëm mbrojtës në dispozicionin e tyre sipas ligjit të BE-së.

– Në rast se kompania do dështoj t’i tregoj autoritetit Italian, aftësinë për të mbajtur të vlefshme licencën e operimit, bazuar në legjislacionin e shtetit fqinj, asaj do i duhet të zbatoj hapat e mëtejshëm sipas legjislacionit italian.

– Në lidhje me rimbursimet dhe/ose kompensimet në rast se kjo ndodh, pasagjerët këshillohen të zbatojnë udhëzimet që do të dalin në vijim nga autoriteti italian dhe/ose entitete të tjera shtetërore në vendin fqinj.

AAC është duke ndjekur situatën e kompanisë italiane “Ernest” dhe do të kërkoj në vazhdimësi kompanisë dhe autoriteteve italiane, garantimin e respektimit të të drejtave të pasagjerëve të prekur, si autoriteti përgjegjës për licencimin e kësaj kompanie.

AAC në përputhje me legjislacionin evropian dhe shqiptar, që rregullon të drejtat e pasagjerit, në një situatë sikurse po kalon kompania italiane, do publikoj rast pas rasti informacione të përditësuara me qëllim që të ndihmojmë pasagjerët në vendimmarrjet e tyre.

Etiketa: Ernestlicensapezullime

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

U qëllua me snajper nga 150 metra, detaje të reja për ekzekutimin e Kastriot Reçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.