Skip to content
Aktualitet

Kandidatja e LSI reagon pas sherrit: “Mafia e inceneratorëve ka vendosur kamera dhe përgjon zyrat tona”

· 2 min lexim

Kandidatja e LSI për qarkun e Durrësit, Elona Guri ka reaguar pas konfliktit fizik që pati ditën e sotme me një person. Të dy pas ngjarjes janë shoqëruar në polici, ndërsa Guri ka denoncuar në një vido se në zyrat e LSI në Durës janë vendosur kamera e pajisje përgjimi  nga mafia e inceneratorëveme qëllim që të identifikojnë e të frikësojnë duke i larguar nga puna, qytetarët e thjeshtë që i bashkohen LSI-së.

Denoncimi i Gurit:

“SKANDAL/ Mafia e inceneratorëve vendos kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI.

Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve.

Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë.

Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI.

Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit.

Janë të kapitulluar.

Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria 

Elona Guri

LSI Durrës

#DurresiShtepiaJuaj 

https://www.facebook.com/watch/?v=926812454797556