Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kandidatët e PD/ Baza pëlqen ata që Basha i la në fund të listës

15:51 12/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ata që Basha nuk i promovoi, morën më pak vota kundër nga anëtarësia e PD-së gjatë votimeve për listën e kandidatëve. Në listat e Tiranës, bëhet fjalë për Tomor Alizotin, kreun e FRPD-së, Belind Këlliçi apo Grida Dumën. Belindi dhe Alizoti kanë marrë vetëm 10 vota kundër, krahasuar me kandidatë të tjerë.

Në dy Qarqet Tiranë e Durrës, më të mëdhenjtë e vendit, edhe pse nuk ka patur të përjashtuar ka patur një numër të lartë anëtarësh të pakënaqur me punën e ish-deputetëve e ish kryebashkiakëve.

Ish-deputetët e dalë nga listat e Lulzim Bashës në 2017, ishin më të kontestuarit, ndërkohë që numër të lartë votash kundër pati edhe për ish-kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziun. Këtë të fundit e shpëtoi formula e përllogaritjes të skualifikimit, me 20% të votave kundër të të gjithë anëtarësisë së thirrur për votim dhe jo vetëm  të atyre që janë shprehur me votë.

Sipas burimeve në PD, sikur 20 përqindeshi të përllogaritej në raport me numrin e votave, shumë emra të rëndësishëm në PD do të humbisnin garën për kandidat. Pakënaqësinë ndaj demokratëve, anëtarësia e shprehu edhe nëpërmjet pjesëmarrjes së ulët në votime në disa degë..

Qarku i parë që votoi ishte ai i Kukësit, ku  anëtarësia përjashtoi Ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu. Ky i fundit pretendoi se baza nuk ishte e mirëinformuar për mënyrën e votimit  kundër. Edhe demokratët e Tropojës përjashtuan nga gara ish- kryebashkiakun, Besnik Dushaj.

Një tjetër goditje e fortë Partisë Demokratike i erdhi në Qarkun e Korçës ku i vetmi ish-deputet, i konfirmuar ishte Ervin Salianji. Në Devoll, anëtarësia skualifikoi nga gara Hekuran Hoxhollin, ndërsa në Pogradec Klevis Balliun. Por në Pogradec anëtarësia nuk ishte e pakënaqur vetëm me përfaqësimin në parlamentin e kaluar. Edhe për drejtimin e së djathtës në pushtetin vendor, anëtarësia shfaqi pakënaqësi, pasi skualifikoi nga gara ish kryebashkiakun Eduard Kapri.

Ish- deputeti i PD për Beratin, Astrit Veliaj është skualifikuar me një numër të lartë votash kundër. Por ai hodhi akuza të forta për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, duke thënë se po kandidojnë persona me rekorde kriminale.

Megjithatë do të jetë Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave që do të bëjë brenda 5 ditëve sërish një kalkulim të listës me rreth 350 emra të dalë nga votimet e anëtarësisë. Më pas Kryesia që do të vulosë listën finale.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bashakandidatet e PDzgjedhjet

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

Si rrallë herë udhëheqësi i Koresë së Veriut filmohet duke qarë, Kim Jong-un:”Më vjen keq...

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip