Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kanabisi në Skrapar/ Arrestohet shefi i policisë Poliçan dhe 3 vartës, pranga 2 bashkiakëve

13:58 08/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Përfundon operacionin anti-drogë të koduar “Gjergjova”.   Shefi i Policisë në Poliçan, së bashku me tre efektivë policie, vartës të tij u arrestuan me urdhër të prokurorisë së posaçme SPAK, me akuzën e bashkëpunimit me një grup kriminal që ka kultivuar e trafikuar sasi të mëdha kanabisi.

Sipas SPAK, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal janë punonjësit e policisë Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro, si dhe funksionarët publik, shtetasi Edmond Zotko me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf. Hetimet për këtë operacion kanë zgjatur 7 muaj. Policia e Shtetit jep informacion për finalizimin e megaoperacionit në Skrapar.

Njoftimi i Policisë:

Konkretisht janë ekzekutuar 15 masa sigurie “Arrest në burg”, 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 3 masa “Detyrim paraqitjeje”, si dhe është shpallur në kërkim 1 person që nuk u gjet në banesë gjatë operacionit.

Gjatë periudhës 7-mujore janë realizuar dhe dy operacione të tjera, të koduara “Rehova” dhe “Kanioni”, në kuadër të hetimeve të nisura nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Nga hetimet e kryera nga Drejtoria Hetimore Qendrore  në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Policia Gjyqësore në Shërbimin për Çështjet e  Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë administruar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu janë dokumentuar veprime të kundërligjshme të kryera nga disa punonjës të Komisariatit të Policisë Skrapar, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, konkretisht punonjësit e policisë N. N. (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), K. Z., B. Ç., A. D. me detyrë punonjës policie, si dhe funksionarët publik, shtetasi E. Z. me detyrë administrator i Njësisë Administrative Tërpan, F. L., me funksion kryeplak i fshatit Çorrogjaf, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, sipas funksioneve dhe roleve, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autorët që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike.

Nga hetimet e kryera, si përgjimet telefonike dhe vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, rezulton se në territorin e rrethit të Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. Janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Janë dokumentuar dhe sekuestruar lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në 28 episode, në të cilat ishin ngritur impiante vaditjeje, vend qëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit cannabis sativa, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjendje të thatë, e gatshme për t’u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar edhe disa magazina të përshtatura për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike.

Bazuar në provat e grumbulluara, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në  Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për shtetasit e përfshirë në kite aktivitet kriminal.

Ditën e sotme u finalizua megaoperacioni “Gjergjova”, i zhvilluar nga Drejtoria Hetimore Qendrore, SHÇBA, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe FNSH, koordinuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut. Si rezultat u bë ekzekutimi i urdhrave të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

-A.L., S. D., A. B., F. B., S. K., E. K., Z. Zh., I. B., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal” dhe ”Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kanabispoliciaskrapar

Të tjera

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Para

Mashtroi mikun e tij, e shiti apartamentin dy herë, jepet pretenca për biznesmenin

Lajmet e fundit

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip