Skip to content
Kryesore

Kanabis gati për shitje, arrestohet 43-vjeçari në Kurbin

· 1 min lexim

Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë pas kapjes së tij me dy qese plastike që përmbanin lëndë narkotike kanabis. Ai dyshohet se kishte ndërmend t’i shiste ato në doza.

Operacioni u realizua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, pas informacioneve të marra nga qytetarët.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Rasim Sela, policia sekuestroi dy qese plastike me lëndë narkotike.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, Sela u arrestua për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Materialet e dosjes i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Lezhës për veprime të mëtejshme.