Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot”, trafikuan 28 ton kokainë në BE, detaje nga dosja

13:26 11/08/2025
Reading Time: 4 min lexim

Të dielën, para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u paraqitën të arrestuarit e deritanishëm të asaj që cilësohet si “karteli i parë shqiptar i narkotrafikut”.

Ata akuzohen për trafikimin e sasive jashtëzakonisht të mëdha të kokainës, një çështje që po hetohet nga SPAK.

Në qendër të hetimeve janë dy ngarkesa të mëdha: 11.6 ton kokainë të transportuara nga Paraguaji në Belgjikë, në portin e Anversit, dhe 16.4 ton të tjera nga Paraguaji në Gjermani, në Hamburg.

Hetimet kanë nisur në vitin 2023 dhe janë referuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Në dosje thuhet:

“Më datë 24.08.2023, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë referuar informacion se disponojnë të dhëna për përfshirje në aktivitet kriminal, atë të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprës penale për shtetasit Ervis Cela, Ardjan Cela dhe Albin Cela. BKH referon se Ervis Cela dhe Ardjan Cela janë dënuar me burg për veprën penale të vrasjes. Konkretisht dy vëllezërit Cela janë shpallur në kërkim me kartelë të kuqe nga Zyra Qendrore e Interpol Tiranës pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar urdhër arresti me nr. 14/2013 datë 06.07.2016, për kryerjen e veprës penale “Vrasje & mbajtje personi”, e parashikuar nga Kodi Penal Italian. Ervis Cela është dënuar me 30 vite burg, pjesa e mbetur 25 vite e 10 muaj e 18 ditë burgim.”

Po ashtu, në dosje zbulohet edhe emri i dy shqiptarëve të arrestuar në vitin 2020 në Holandë me 600 kg kokainë dhe 2 milion euro cash:

“Fadil Balla dhe bashkëpunëtorët e tij, Miklovan Mullaj, e kanë tërhequr sasinë e lëndës narkotike nga magazina e Franc Gergelit më datë 07.11.2020. Personat që ka dërguar Miklovan Mullaj për të marrë lëndën narkotike kanë qenë Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu (Nasufi). Daja dhe Bakiu e kanë magazinuar lëndën narkotike në adresat me numër 737 në Strevelseeg në Roterdam dhe banesën Nr. 176 në rrugën Hilleeeg në Roterdam. Rreth orës 22:50, Policia e Rotterdamit, e cila kishte që në muajin shtator 2020 që vëzhgonte banesën e Bakiut dhe Dajës në Strevelseeg, ka ushtruar kontroll në të dyja banesat dhe ka sekuestruar 600 kg lëndë narkotike kokainë dhe ka arrestuar shtetasit Muharrem Daja dhe Nilson Bakiu, të cilët janë dënuar me nga 5 vite burgim në prill të vitit 2021 për veprën penale të kryerjes në bashkëpunim të veprimeve në kundërshtim me ligjin për drogërat.”

Në dosjen voluminoze janë të përfshira edhe qindra mijëra sms të zbërthyera nga aplikacioni SKY ECC dhe nofkat e përdorura nga trafikantët:

“Kam shumë lek në Holandë, s’po i nis dot. Nga konteksti i bisedës dyshohet se me nofkën “shijaksi”, Ervis Cela i referohet shtetasit Fadil Balla, për të cilin pyet vëllain tij nëse ka dorëzuar ndonjë shumë parash. Të njëjtën pyetje ka dhe për shtetasin Soni Pepa, të cilit i referohet me nofkën “Zhuu”. Ervisi pyet vëllain e tij nëse tashmë e ka grumbulluar shumën e dyshuar prej 15 milionë eurosh. Në këtë bisedë Ervis Çela shprehet gjithashtu se ka shuma të konsiderueshme parash në Holandë, por nuk ka shoferë për t’i transportuar deri në Shqipëri.
Më datë 10.09.2020, ora 15:21:33, Ervis Çela komunikon me Fadil Ballën të cilit i shkruan ‘Me ke nja 600 S më shumë iani… A më the fut 110 copa… Dhe un i futa… Sta prish qefin’ dhe në vijim i dërgon një fotografi me shënime detyrimesh. Ervisi vijon bisedën duke i dërguar mesazhet me tekst ‘Ti s’ke më shtëpi ku me fli lekët… Ahahahahaha. Janë mush plot…’”

Nga komunikimet, dyshohet se grupi ka bashkëpunuar edhe me një shtetas brazilian dhe në një rast ka trafikuar armë zjarri:

“Më datë 16.09.2020, në orën 13:22:32 Ervis Cela komunikon me Franc Gergelin të cilit pasi i dërgon disa fotografi armësh zjarri automatike me silenciator të montuara i shkruan ‘6 janë me silenciator.. do çmontohen tani dhe i fus në kanaçe, çdo armë kanaçe’.”

Një prej të dyshuarve nga SPAK jetonte në Paraguai, prej nga niseshin drejt BE-së sasitë e mëdha të drogës.

“Më datë 15.10.2020, në orën 01:57:25, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguai, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Ervisi e vë në dijeni Ardjanin se shtetasi Franc Gergely do të dorëzojë në Shqipëri një shumë e cila dyshohet se është 1 milion euro.
Sipas Ervisit, Franci jo vetëm ka shlyer të gjitha detyrimet, por ka kredituar një shumë prej 2 milion dollarë. Ervisi gjithashtu e informon vëllain e tij në lidhje me shtetasin Fadil Balla, të cilit i referohet me emrin ‘Jul’, se ky i fundit ka akumuluar një detyrim financiar shumë të lartë që arrin vlerën prej 7 milion e 373 mijë euro.
Kjo shumë dyshohet se lidhet drejtpërdrejt me trafikimin e lëndëve narkotike. Nisur nga detyrimi financiar i Fadil Ballës, Ervisi është shumë pranë vendimit për të mos e furnizuar më me lëndë narkotike.
Gjatë bisedës, Ervisi pyet vëllain e tij nëse shuma prej 20 milion, e cila dyshohet të jetë në monedhën dollarë, është e mjaftueshme për ta administruar në Paraguai.
‘Me kismet fundjavës t’kaloj 1M në Shqipëri… I ka pagujt krejt ky… Ka 2M plus ktej… Po çon dhe lekë në Shqipëri’.”

Në një tjetër rast, në dosje përmendet një transfertë prej mbi 1 milion eurosh në Peqin:

“Në orën 10:39:46, Albin Çela komunikon me vëllain e tij Ervis Çela, të cilin e bën me dije se ka marrë një shumë të cilën ai e përshkruan si ‘1.160’, shumë e cila dyshohet se është 1 milion e 160 mijë euro, nga ‘shoku’.
‘Solli 1.160 ky shoku. Ja kish dhonë në mes të rrugës… Ai çuni në TR’.
Këtë shumë dyshohet se e ka transportuar nga Tirana në Peqin shtetasi Denis Daja.
Më tej, Ervis i përgjigjet vëllait të tij që këtë shumë të mos e shënojë si pagesë të shtetasit Fadil Balla, të cilit i referohet si ‘Shijaksi’.”

Po ashtu, në një tjetër komunikim:

“Në orën 11:08:36, Franc Gergely komunikon me Ervis Çelën, të cilit i shkruan: ‘Ça bane?… Mëngjes… I, 150,000 € ka dorëzu tisot. Javës që vjen me kismet 1/1.2M tjera…’”

Etiketa: drogeSPAK

Të tjera

U plagos nga aksidenti rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ndërron jetë 15-vjeçari
Aktualitet

U plagos nga aksidenti rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ndërron jetë 15-vjeçari

Pas tre ditësh në gjendje kritike, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 15-vjeçari që u plagos rëndë në aksidentin...

18:55 11/08/2025
Nga “s’e kuptova” te “s’u dënova”/ Drafti i ri i Kodit Penal e bën korrupsionin të negociueshëm
Aktualitet

Nga “s’e kuptova” te “s’u dënova”/ Drafti i ri i Kodit Penal e bën korrupsionin të negociueshëm

Ky shkrim është pjesë e një serie që analizon draftin e ri të Kodit Penal të Shqipërisë. Në çdo pjesë,...

18:50 11/08/2025
Para
“M’i vranë vetëm se pinin ujë”, pronari i kuajve në Llogara shpërthen në lot

“M’i vranë vetëm se pinin ujë”, pronari i kuajve në Llogara shpërthen në lot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U plagos nga aksidenti rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ndërron jetë 15-vjeçari

U plagos nga aksidenti rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ndërron jetë 15-vjeçari

18:55 11/08/2025
Nga “s’e kuptova” te “s’u dënova”/ Drafti i ri i Kodit Penal e bën korrupsionin të negociueshëm

Nga “s’e kuptova” te “s’u dënova”/ Drafti i ri i Kodit Penal e bën korrupsionin të negociueshëm

18:50 11/08/2025
E rëndë në Itali: 4-vjeçari humb jetën pas goditjes në tru nga i nxehti

E rëndë në Itali: 4-vjeçari humb jetën pas goditjes në tru nga i nxehti

18:16 11/08/2025
A u konsultuan me prindërit? Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City”

A u konsultuan me prindërit? Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City”

17:44 11/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.