Skip to content
Të Gjitha

Kalon Vetting-un kreu i akuzës së Pogradecit/ Rikonfirmohet edhe një herë në detyrë

· 1 min lexim

Një tjetër drejtues i organit të akuzës është rikonfirmuar edhe një herë në detyrë pas kalimit të Vetting-ut. Bëhet fjalë për drejtuesin e Prokurorisë së rrethit të Pogradecit, Sotir Kllapi.

Në të tre kriteret që duhen plotësuar për të kaluar Vettingun, Kllapi ka dalë i pastër dhe si rrjedhim është riemëruar edhe një herë në krye të organit të akuzës në Pogradec.

Vendimi është marrë ditën e sotme pas zhvillimit të seancës dëgjimore të datës 8 maj, ku komisioni është njohur me dosjen dhe ka marrë raportin e duhur ka shprehur edhe konfirmimin e tij.

Raporti pozitiv i ardhur nga ILDKPKI mbi interesat e tij private si dhe raport “përshtatshmërie” nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, e kanë ndihmuar këtë të fundit që të marrë një vendim të plotë.