Skip to content
Politikë

Kallëzim për falsifikim dokumentesh, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

· 1 min lexim

Ish-deputeti Belind Këlliçi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme pas një kallëzimi penal të bërë ndaj tij nga avokati Idajet Beqiri.

Beqiri e akuzon Këlliçin për falsifikim dokumentesh, përfshirë mosdeklarimin e diplomës së gjimnazit dhe falsifikimin e formularit të vetëdeklarimit gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e deputetit.

SPAK-u ka nisur hetimet për verifikimin e këtyre akuzave, duke u fokusuar te shkollimi i Këlliçit dhe mundësia e falsifikimit të dokumenteve.

Prokurori që po drejton hetimet është Elvin Gogaj.