Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kadri Veseli: “Gjykata për krimet në Kosovë do të themelohet, Serbia do të përgjigjet për viktimat”

17:00 06/05/2019
Reading Time: 2 min lexim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur sot formalisht procedurat për iniciativën për formimin e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

Duke folur para përfaqësuesve të shoqatave të pagjeturve, organizatave të dala nga lufta, institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve tjera të pavarura, ai ka thënë se kriminelët serbë ende nuk janë gjykuar për mijëra krime dhe viktima në Kosovë.

“Po flasim për një Gjykatë Ndërkombëtare të paanshme për krimet e shtetit serb. Një Gjykatë Ndërkombëtare, e cila do të gjykojë dhe dënojë krimet e kryera nga shteti i Serbisë gjatë luftës në Kosovë. Këto krime qe arrijnë përmasat e gjenocidit. Janë qindra masakra të kryera nga ushtria serbe. Janë dhjetëra-mijëra civilë të vrarë, në mesin e tyre fëmijë e gra. Janë mijëra femra të dhunuara dhe 1 milion shqiptarë të dëbuar nga Kosova, në një përndjekje të ngjashme me Holokaustin e hebrenjve. Ende, 20 vjet pas luftës, për këto masakra dhe krime nuk ka drejtësi. Sepse, Tribunali i Hagës e ka lënë të papërfunduar drejtësinë për masakrat e Serbisë në Kosovë. Po ashtu, drejtësia ndërkombëtare në Kosovë ka dështuar krejtësisht. Për fat të keq, edhe ne vetë, si Kosovë, nuk kemi bërë sa duhet – për sa i përket dokumentimit të të dhënave dhe dëshmitarëve,”  -ka thënë Veseli.

Sipas burimeve të “voa”, ai ka thënë se janë dhënë 189 dënime për shqiptarët lidhur me krimet e luftës në Kosovë.

“Deri më tash, për krimet e luftës në Kosovë janë dhënë 189 vjet dënime për shqiptarët, ndërsa vetëm 29 vjet dënime për serbët. Kush ishte agresori këtu? Sikurse vë në dukje Profesor Paul Williams, në dëshminë e tij të para disa ditësh në Kongresin Amerikan, Serbia nuk ka pasur vullnet politik, nuk ka dhënë burimet e duhura dhe mekanizmat e duhur për mbrojtjen e dëshmitarëve për krimet e luftës të kryera nga Serbia”, ka theksuar ai.

Sipas tij, deri në vitin 2018, Serbia për të gjitha krimet e kryera në Bosnje, Kroaci e Kosovë ka marrë vetëm 44 vendime, e ka dënuar vetëm 74 kriminelë, ndërkohë që sipas tij vetëm disa prej këtyre vendimeve kanë të bëjnë me Kosovën.

Ai po ashtu theksoi se Gjykata Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë do të ngritet, jo mbi urrejtje, pretendime, por mbi ngjarje (krime, masakra), njerëz dhe dëshmi reale.

“Mesazhi ynë është i qartë: Kosova po kërkon drejtësi për njerëzit e saj të vrarë, të masakruar e të dhunuar. Nuk pranon heshtje, as mohim. Dhe kjo drejtësi do të ndodhë. Serbia do të përgjigjet për këto viktima. Mesazhi ynë për kriminelët, mohuesit e krimeve, qyqarët, që sot enden të lirë nëpër Serbi, po ashtu është i drejtpërdrejtë: Do t’ju zëmë të gjithëve dhe do t’ju vëmë në pranga. Keni kryer krime, sepse jeni qyqarë. Keni pasur frikë të përballeni me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e keni sulmuar popullatën civile. Do të na keni prapa, edhe në gjumë.”-  ka thënë Veseli

Etiketa: denuaritkadri veselikrijimi i gjykatëskrimet e luftesserbia përgjigjet për krimet

Të lidhura

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik
Aktualitet

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Edhe pse KAS vendosi që votat nga Greqia duhet të numërohen në të njëjtën mënyrë si ato nga diaspora, procesi...

19:16 15/05/2025
Para

Silvio Berluskoni del nga spitali dhe bën deklaratën e papritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

18:33 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.