Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ka shkelur kushtetutën”/PD mocion për t’i hequr mandatin një deputeteje (Emri)

15:36 20/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Grupi i Berishës dhe Alibeajt sërish në garë, këtë herë për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës.

Selia blu nëpërmjet Agron Shehajt, mesditën e sotme ka nisur mbledhen e firmave për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e deputetes dhe ministres së Jashtme.

Gjithashtu një lëvizje në lidhje me këtë çështje ka bërë edhe grupi Parlamentar i PD, i cili ka depozituar mocionin për heqjen e mandatit të deputetes për Olta Xhackan. Shkak i këtij veprimi nga PD është një favorizim sipas tyre i bërë ndaj bashkëshortit të Xhaçkës. Kompania AG. TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhacka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, të Himarës.  Gjithashtu kjo kompani përfiton sipërfaqe bregdetare për shfrytëzim dhe reduktim nga TVSH-ja.

“Dhënia e pasurisë publike për qëllime fitimi dhe ushtrimi të veprimtarive fitimprurëse, është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve kushtetuese dhe ligjore, që ndalojnë deputetin dhe për efekt të ligjit bashkëshortin e tij, të përfitojë pasuri të shtetit apo të kryejë veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuritë e shtetit. Ky fakt përbën shkelje të rëndë të ligjit, që passjell mbarimin/pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, sipas neneve 70/2-3 dhe 71/2/c të Kushtetutës” – thuhet në mocionin e dorëzuar nga deputetët e PD.

Pjesë e mocionit mësohet të jenë deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja, Merita Bakiu, Emilja Koliqi, Ferdinand Xhaferri, Ilda Dhori, Arbi Agalliu, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Selaudin Jakupllari, Zheni Gjergji, Flamur Hoxha dhe Dashnor Sula,

Në mocionin e deputetëve demokrat sqarohet se nga dokumentacioni bashkëlidhur rezulton e provuar se shoqëria tregtare AG. TCC shpk ka përfituar të drejën për të kryer veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit dhe pushtetit vendor, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në fushën e turizimit, në kohën në të cilën ka ushtruar mandatin e deputetit. “Ligji nr. 9367/2005 parashikon shprehimisht në nenin 35 të tij se “në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur (që sipas ligjit është bashkëshorti), ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit. Për pasojë, në kuptim të ligjit dhe për efekt të zbatimit të ndalimit kushtetues/ligjor, shoqëria tregtare AG. TCC shpk konsiderohet në pronësi të vetë ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka. Për pasojë, përfitimet nga pasuria e shtetit, që burojnë nga vendimi nr. 3/5, datë 29/03/2021 “Për miratimin e statusit “investim/investitor strategjik procedurë e asistuar” për projektin e investimit “DREAMADES LUXURY SUITES”, janë përfitime të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka.” – sqarojnë deputetët e opozitës.

Të lidhura

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
Aktualitet

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

Kur e bija u sëmur nga bajamet në mesin e qershorit, Luljeta e çoi recetën e mjekut tek të afërmit...

14:55 07/07/2025
Elbasan në krizë mjedisore/ Landfilli digjet prej ditësh, banorët të mbytur në tym dhe pa zgjidhje nga institucionet
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 vatra zjarri në disa bashki të vendit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë...

13:59 07/07/2025
Para
“Do iki nga këtu!”, gazetarja tregon takimin me motrën e Dumanit

“Do iki nga këtu!”, gazetarja tregon takimin me motrën e Dumanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

14:55 07/07/2025
Elbasan në krizë mjedisore/ Landfilli digjet prej ditësh, banorët të mbytur në tym dhe pa zgjidhje nga institucionet

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri

13:59 07/07/2025
Tentoi të përdhunonte një grua në banesën e saj, 40-vjeçari shpallet në kërkim

Tentoi të përdhunonte një grua në banesën e saj, 40-vjeçari shpallet në kërkim

13:35 07/07/2025
SPAK sekuestron 2 prona të Monika dhe Fatime Kryemadhit

Kryemadhi paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

13:15 07/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.