Ilir Meta, Kryetari i Partisë së Lirisë, në një konferencë për mediat u pyet në lidhje me mundësinë e arrestimit të tij nga SPAK, pasi ka bërë sulme ndaj këtij institucioni. Meta iu përgjigj këtyre pyetjeve duke theksuar se nuk trembet nga kërcënimet, duke përdorur metaforën që “shpreson të kapë ndonjë laraskë” për të përshkruar veprimet e kundërshtarëve të tij. Ai deklaroi: “Ilir Meta është burrë dhe nuk trembet. Rrethimi i vogël ndaj Ilir Metës ka përfunduar. Rrethimi i madh ndaj Rilindjes së torollakut ka nisur.” Meta shprehu gjithashtu një shpresë për diell për të gjithë, jo vetëm për kryeministrin Edi Rama dhe aleatët e tij.
Kur fqinjët digjen nga protestat, shqiptarët vertetojnë profecinë e vjetër: populli më i nënshtruar i Perandorisë Osmane
Greqia, Bullgaria dhe Serbia po përmbysen nga zemërimi qytetar. Athina digjet me molotov, Sofja shemb projekt-buxhetin me presion popullor, Beogradi...








