Skip to content
Kryesore

Juglindja ‘pushtohet’ nga mjegulla dhe dëbora, ARRSH, apel për drejtuesit e mjeteve

· 1 min lexim

Juglindja e vendit tonë është përfshirë mbrëmjen e kaluar nga reshjet e dëborës, ndërsa sot e pranishme ka qenë dhe mjegulla.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se trashësia e dëborës në Dardhë shkoi 6 cm, në Voskopojë dhe në Qarr 4 cm. Në këto zona është bërë pastrimi dhe kriposja dhe sipas informacioneve të gjitha akset kalohen pa zinxhirë, por me kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës.

Sakaq, ARRSH bën apel që të përdoren goma dimërore për udhëtim në këto zona.

Njoftimi i ARRSH:

“📍Reshje shiu me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin💦 pa sjellë probleme në akset nacionale🛣️

🗻Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë❄️kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar🌨️

🚧Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe kanë vijuar punën pa ndërprerje🚜

Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme🚘

⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮”