Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Jo vetëm garë në portal, por dhe 3 muaj provë! Vendimi për mësuesit shkakton reagime

15:40 15/08/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ministria e Arsimit, në një udhëzim të publikuar më 3 gusht ka parashikuar një periudhë 3 mujore prove për mësuesin fitues në portal dhe më pas lidhjen e kontratës së punës provizore apo përfundimtare, në bazë të vakancave.

Pra praktikisht Portali “Mësues për Shqipërinë” nuk është filtri i i vetëm për aplikuesit që pretendojnë të punojnë në institucionet arsimore.  Por ky vendim i  Ministrisë së Arsmit nuk është mirëpritur dhe ka sjellë reagime të shumta.

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi e cilëson vendimin antiligjor dhe bie ndesh me kontratën mes ministrisë dhe sindikatave.   Vlen të theksojmë se ky është viti i tetë që asnjë mësues nuk punësohet më nga emërimet e drejtorive arsimore, por nga portali “Mësues për Shqipërinë”.

 

Reagimi i plotë i Boçit:

MËSUESIA NË RREZIK

Vendimi për të mbajtur në provë tre mujore mësuesit “fituesë” të portalit, është antiligjor dhe bie ndesh me kontratën midis Ministrisë dhe sindikatave.

Jo vetëm kaq!

Cili apo cilët janë ata që do përcaktojnë performancën tre mujore të mësuesit, sepse puna e tij matet me arritje në fund të një viti?!

Do jetë komisari politik, alias drejtori juaj i emëruar nga partia?

Apo shefi i zyrës X i DA edhe ky i emëruar nga partia?!

Apo patronazhisti, pasi të përcaktojë bindjen politike, apo anëtarësimin politik?!

Mjaft vuajtje i keni shkaktuar mësuesit!

Kjo është shumë shumë e tepërt.

Mësuesi për t’u bërë i tillë, i nënshtrohen një kalvari torturues me vite akademike, licenca, kualifikime, provime e lloj-lloj marifetesh.

E gjithë kjo panoramë vuajtjesh, të krijon idenë sikur rroga e një mësuesi është 10.000 euro, ndërkohë që me zor arrin në 60.000 lekë.

Një njeriu i duhet kaq shumë stërmundim e investim, sa sot të bëhesh mësues ngjan mision i pavlerë, por dhe i pamundur.

Boll i morët zvarrë mësuesit dhe e keni bërë mësuesinë gogol e i keni zbrazur auditoret e fakulteteve të mësuesisë, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm edukimit, shoqërisë e vendit.

Mësuesi nuk është kavie eksperimentale e as i sëmuri juaj klinik që ju sa herë ju teket, i shtoni terapitë e tuaja shfazuese e të përdala politike.

Nëse doni që mësuesit të rrisin performancën atëhere:

I rrisni pagën!

I ktheni dinjitetin!

I jepni mbështetje!

I lehtësoni punën!

Investoni në arsim!

I jepni autoritet!

I çlironi nga drejtuesit politikë!

I jepni status!

Vendimet e deritanishme tuajat bien erë politikë të qelbur dhe janë shantazh në prag të situatave zgjedhore!

Mësuesit duhet të reagojnë!

 

Të tjera

Dhunuan brutalisht Klea Prengën, Gjykata e Tiranës jep vendimin për motrat Berisha
Aktualitet

Dhunuan brutalisht Klea Prengën, Gjykata e Tiranës jep vendimin për motrat Berisha

Gjykata e Tiranës ka shpallur sot vendimin për motrat Mariela dhe Antonela Berisha, të akuzuara për dhunën brutale ndaj Klea...

15:12 20/10/2025
Nënë e bir humbën jetën mes flakëve në Maliq, zjarrfikësit zbulojnë dy skenarët: soba me dru ose fije shkrepëse të ndezura
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetën mes flakëve në Maliq, zjarrfikësit zbulojnë dy skenarët: soba me dru ose fije shkrepëse të ndezura

Shefi i shërbimit zjarrfikës të Maliqit, Sadik Halili, ka folur për detajet e para të tragjedisë që tronditi qytetin ditën...

10:59 20/10/2025
Para
“Rrugorja” e Tiranës bën bilancin e javës: Ja sa shoferë arrestohen

“Rrugorja” e Tiranës bën bilancin e javës: Ja sa shoferë arrestohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dhunuan brutalisht Klea Prengën, Gjykata e Tiranës jep vendimin për motrat Berisha

Dhunuan brutalisht Klea Prengën, Gjykata e Tiranës jep vendimin për motrat Berisha

15:12 20/10/2025
Nënë e bir humbën jetën mes flakëve në Maliq, zjarrfikësit zbulojnë dy skenarët: soba me dru ose fije shkrepëse të ndezura

Nënë e bir humbën jetën mes flakëve në Maliq, zjarrfikësit zbulojnë dy skenarët: soba me dru ose fije shkrepëse të ndezura

10:59 20/10/2025
Sjelljet e shenjave të horoskopit kur marrëdhënia në çift po ftohet

Horoskopi: 20 tetor 2025

01:49 20/10/2025
Grabitje spektakolare në Luvër: Vidhen bizhuteritë e Napoleon Bonapartit, dëshmitarët: “Si në filmin Kodi i Da Vinçit”

Grabitje spektakolare në Luvër: Vidhen bizhuteritë e Napoleon Bonapartit, dëshmitarët: “Si në filmin Kodi i Da Vinçit”

13:28 19/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.