Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Jetëgjatësia në SHBA bie me 1 vit e gjysmë, rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore

20:53 21/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Jetëgjatësia në SHBA ra me një vit e gjysmë në vitin 2020, rënia më e madhe një vjeçare që nga Lufta e Dytë Botërore, thanë zyrtarët e shëndetit publik të mërkurën. Ulja si për amerikanët me ngjyrë ashtu edhe për amerikanët hispanikë ishte edhe më e madhe: tre vjet.

Rënia e prezantuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka ardhur kryesisht falë pandemisë COVID-19, që zyrtarët shëndetësisë thanë se është përgjegjëse për afro 74% të rënies së përgjithshme të jetëgjatësisë. Më shumë se 3.3 milionë amerikanë vdiqën vitin e kaluar, shumë më tepër se çdo vit tjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara, me COVID-19 që shkaktoi rreth 11% të atyre vdekjeve.

Jetëgjatësia e afrikano-amerikanëve nuk ka rënë kaq shumë në një vit që nga mesi i viteve 1930, gjatë Depresionit të Madh. Zyrtarët shëndetësorë nuk e kanë ndjekur jetëgjatësinë e komunitetit hispanik për aq shumë kohë, por rënia e vitit 2020 ishte rënia më e madhe e regjistruar gjatë një viti.

Rënia e papritur është “në thelb katastrofike”, tha Mark Hayëard, profesor i sociologjisë në Universitetin e Teksasit i cili studion ndryshimet e vdekshmërisë në SHBA.

Shkaktarë të tjerë përveç COVID-19 luajtën gjithashtu rol. Mbidozat e drogës ulën jetëgjatësinë, veçanërisht tek të bardhët. Vrasjet në rritje ishin një arsye më e vogël, por domethënëse për rënien e jetëgjatësisë tek afrikano- amerikanët, tha Elizabeth Arias, autore kryesore e raportit.

Probleme të tjera që prekën komunitetet afrikano-amerikane dhe hispanike, përfshinë mungesën e qasjes tek kujdesi cilësor shëndetësor, bashkëjetesa me më shumë njerëz dhe një përqindje më e madhe e kësaj popullsie në punë me paga më të ulëta që i detyroi shumë prej tyre të vazhdonin të punonin kur pandemia ishte në gjendjen më të keqe, thanë ekspertët.

Jetëgjatësia është një vlerësim i numrit mesatar të viteve që mund të pritet të jetojë një fëmijë i lindur në një vit të caktuar. Është një fotografi e rëndësishme statistikore e shëndetit të një vendi që mund të ndikohet si nga prirjet e qëndrueshme të tilla si mbipesha ashtu edhe nga kërcënimet më të përkohshme si pandemitë apo lufta.

Për dekada me rradhë, jetëgjatësia në SHBA ishte në rritje. Por kjo prirje ka ngecur për disa vjet, që nga viti 2015 para se të arrinte në 78 vjeç, e 10 muaj në vitin 2019. Vitin e kaluar, CDC-ja tha se ajo ra në rreth 77 vjeç, e 4 muaj.

Gjetje të tjera të raportit të ri të CDC-së:

— amerikanët hispanikë kanë një jetëgjatësi më të madhe se amerikanët e bardhë apo me ngjyrë, por ata patën rënien më të madhe në vitin 2020. Rënia tre-vjeçare ishte më e madhja që kur CDC-ja filloi të gjurmonte jetëgjatësinë mes hispanikëve 15 vjet më parë.

— Jetëgjatësia e afrikano-amerikëve ra gati tre vjet, duke arritur në 71 vjet, e 10 muaj. Kjo nuk ka qenë aq e ulët që nga viti 2000.

— Jetëgjatësia e bardhëve ra me afërsisht 14 muaj në rreth 77 vjet e 7 muaj. Kjo ishte shifra më e ulët për jetëgjatësinë e këtij grupi të popullsisë që nga viti 2002.

— Roli i COVID-19 ndryshon nga raca dhe përkatësia etnike. Koronavirusi ishte përgjegjës për 90% të rënies së jetëgjatësisë mes hispanikëve, 68% mes njerëzve të bardhë dhe 59% mes amerikanëve me ngjyrë.

— Jetëgjatësia ra gati dy vjet për burrat, por rreth një vit për gratë, duke zgjeruar një hendek që ka ekzistuar për një kohë të gjatë. CDC-ja vlerësoi se jetëgjatësia për meshkujt është 74 vjeç e 6 muaj kundrejt 80 vjetëve e 2 muaj për femrat.

VOA

 

Etiketa: jetëgjatësiashba

Të lidhura

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

Për herë të parë pas më shumë se tre vjetësh, delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës do të takohen në bisedime...

09:42 15/05/2025
Para
Rritja e rasteve me Covid, SHBA zgjat mbylljen e kufirit me Kanadanë dhe Meksikën

Rritja e rasteve me Covid, SHBA zgjat mbylljen e kufirit me Kanadanë dhe Meksikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.