Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Jemi ngujuar, nuk na lejojnë të dalim”, shqiptari rrëfen situatën në Kazakistan

17:46 06/01/2022
Reading Time: 4 min lexim

Me të përfunduar një ditë normale pune, Kastrioti (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë), një kosovar që po qëndron në Kazakistan, iu desh të mbyllej në banesë. I shqetësuar dhe pa shumë informacione, ky i ri në të 20-at po pret të shohë se çfarë do të ndodhë me trazirat e protestave që kanë kapluar këtë vend. Kastrioti, që foli në kushte anonimitet, nisi të punonte në shtetin e Azisë Qendrore, më 2021, përmes kompanisë Mabetex Group, në pronësi të Behgjet Pacollit, ish-president i Kosovës.

Një valë e protestave masive ka nisur në Kazakistan prej katër ditë për shkak të rritjes së papritur të çmimit të gazit të lëngshëm, i cili përdoret për makina në shtetin e pasur me naftë. Kastrioti, së bashku me punëtorë të tjerë kosovarë, po jeton në kryeqytetin Nur Sulltan. Ai thotë se gjendja momentale atje është më e qetë në krahasim me qytetet e tjera si Almati, por sipas urdhrit të autoriteteve, janë të mbyllur në banesë.

“Na kanë mbyllur, nuk mund të dalim. As te dera e as në shitore nuk mund të dalim”, tregon ai. Megjithatë, protestë e madhe është paralajmëruar edhe në vendin ku ai momentalisht po qëndron. “Normalisht që po frikësohemi sepse ne këtu nuk kemi as Ambasadë. Sot (kompania) na i kanë sjellë pasaportat dhe nuk na kanë dhënë ndonjë lajm se çfarë do të bëjmë, vetëm na kanë thënë ‘nesër e keni pushim’”, tregon ai.

Një ndërprerje masive e internetit dhe valëve telefonike në shtet ka shtuar shqetësimin për këta kosovarë. “Familjarët janë shqetësuar se dy ditë nuk kemi pasur internet, sepse e ka ndalur Kazakistani, do të thotë nuk kemi pasur si t’i lajmërojmë”, thotë ai. Interneti ndërkohë më 6 janar është rikthyer.
Viteve të fundit, shumë kosovarë kanë arritur të sigurojnë punë në Kazakistan kryesisht përmes kompanisë Mabetex Group. Konkurse për vende të reja të punës vazhdimisht hapen, kurse ai i fundit ishte në dhjetor 2021. Në korrik të vitit 2020 kjo kompani pati shpallur mbi 230 vende të reja të punës në Kazakstan, kryesisht në ndërtimtari. Me gjithë përpjekjet e Radios Evropa e Lirë, kompania Mabetex dhe përfaqësues të saj nuk u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me numrin e punëtorëve kosovarë atje apo gjendjen e tyre sa i përket sigurisë.

Kastrioti, punëtori që merret me sisteme hidraulike, tregon se vetëm në një zonë të qytetit ku ai punon, me të punojnë edhe 300 kosovarë të tjerë. Ai thotë se përveç njoftimit për pushim, nuk kanë asnjë informacion tjetër lidhur me atë se çfarë do të ndodhë tutje me ta. “Aeroportet janë mbyllur, ne po presim të qetësohet situata. Kompania në fakt nuk ka lajmëruar asgjë”, thotë ai. Deri më tani, as Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka ofruar informacione lidhur me atë se sa kosovarë gjenden në Kazakistan aktualisht dhe si është gjendja e tyre. Mabetex Project Engineering është një kompani globale e specializuar në ndërtim me filiale në 18 vende. Kompania ka selinë në Lugano të Zvicrës dhe ka të punësuar rreth 14 mijë punëtorë.

Shpërthimi i destabilitetit po shkakton shqetësim të madh në dy fqinjët e fuqishëm të Kazakistanit: Rusinë dhe Kinën. Vendi shet shumicën e eksporteve të naftës në Kinë dhe është një aleat kryesor strategjik i Moskës. Një vilë në Kanë në pronësi të Bolat Nazarbaevit dhe ish-gruas së tij.

Një rritje e papritur e çmimit të karburantit të makinave në fillim të vitit shkaktoi protestat e para në një qytet të largët nafte në perëndim. Por, dhjetëra mijëra protestues që kanë dalë që atëherë në rrugë në shumë qytete, tani kanë në sy të gjithë qeverinë autoritare. Presidenti Kassym-Jomart Tokayev fillimisht kërkoi të qetësonte turmat duke shkarkuar të gjithë qeverinë herët të mërkurën (5 janar).

Por, në fund të ditës ai kishte ndryshuar qëndrim. Së pari, ai i përshkroi demonstruesit si terroristë. Pastaj ai i bëri thirrje një aleance ushtarake të udhëhequr nga Rusia, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, për ndihmë në shtypjen e kryengritjes dhe CSTO ra dakord të dërgonte një numër të pacaktuar paqeruajtësish. Policia e Kazakistanit ka thënë se disa protestues janë “eliminuar” gjatë natës në qytetin më të madh të shtetit, Almati, kur ata kanë tentuar të hyjnë nëpër ndërtesa administrative, ndërkohë janë përshkallëzuar trazirat kombëtare.

Nga pesë republikat e Azisë Qendrore që fituan pavarësinë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Kazakistani është deri tani më i madhi dhe më i pasuri. Ai shtrihet në një territor me madhësinë e Evropës Perëndimore dhe ndodhet në majë të rezervave kolosale të naftës, gazit natyror, uraniumit dhe metaleve të çmuara.

Por, ndërsa pasuritë natyrore të Kazakistanit e kanë ndihmuar atë të kultivojë një klasë të mesme solide, si dhe një grup të konsiderueshëm manjatësh tepër të pasur, vështirësitë financiare janë të përhapura. Paga mesatare mujore kombëtare është pak më pak se 600 dollarë.

Tubimi që shkaktoi krizën e fundit u zhvillua në qytetin perëndimor të naftës, Zhanaozen. Ka kohë që pakënaqësitë janë acaruar në zonë për shkak të ndjenjës se pasuritë energjetike të rajonit nuk janë shpërndarë në mënyrë të drejtë në mesin e popullsisë vendase. Në vitin 2011, policia qëlloi për vdekje të paktën 15 persona në qytet, të cilët po protestonin në mbështetje të punonjësve të naftës të pushuar nga puna pas një greve.

Kur çmimet për gazin e lëngshëm të naftës që shumica e njerëzve në zonë përdorin për të furnizuar makinat e tyre u dyfishuan gjatë natës të shtunën, durimi u këput. Banorët në qytetet e afërta u bashkuan shpejt dhe brenda disa ditësh protesta të mëdha u përhapën në pjesën tjetër të vendit./rel

Të lidhura

Mbi 110 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Bota

Mbi 110 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 115 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të...

08:13 16/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Para
Atentat në Laç, vritet me armë zjarri brenda makinës së tij 55-vjeçari

Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, e pësojnë keqazi 5 persona (Akuzat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Europiani U-17/ Shqipëria publikon listën zyrtare të lojtarëve për turneun historik

Europiani U-17/ Shqipëria publikon listën zyrtare të lojtarëve për turneun historik

18:11 17/05/2025
Skandal me votat e diasporës: Më shumë fletë votimi se votues të regjistruar

Skandal me votat e diasporës: Më shumë fletë votimi se votues të regjistruar

13:44 17/05/2025
Gaza në agoni: Fëmijët flenë të uritur, sistemi shëndetësor në kolaps

Gaza në agoni: Fëmijët flenë të uritur, sistemi shëndetësor në kolaps

11:01 17/05/2025
Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.