Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Jemi gati”/ Olta Xhaçka në tryezën me Brukselin: Çelja e negociatave motivuese!

17:13 19/07/2022
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e sotme pas çeljes formale të negociatave me Bashkimin Europian nga delegacioni shqiptar e para që ka folur gjatë punimeve të pasdites ishte ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ajo u shpreh në fjalën e saj se mbetet ende shumë punë për të bërë nga ana e Shqipërisë për të shkuar te integrimi, por që zbatimi i reformës në drejtësi është një nga motivimet më të mëdha për të ecur përpara

“Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe dua të rrëfej se ndihem e lehtësuar dhe besoj se këtu flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve pasi kemi pasur dyshime nëse kjo ditë do të vijë ndonjëherë. Ky durim strategjik është i drejtë. Vlerësoj faktin se Komisioni ashtu si ne ndien nevojën urgjente për të kompensuar kohën e humbur.  Kemi punuar shumë për të hapur negociatat e anëtarësimit. Ky mbetet një objektiv që gëzon mbështetjen masive nga vendi ynë. Ka qenë forca shtytëse dhe motivimi për ndryshimet e Shqipërisë në 3 dekada. Ky proces nuk ka lënë gur pa lëvizur, duke ndikuar në çdo sferë të jetës në Shqipëri. Sa i përket përmbajtjes së procesit të shqyrtimit do ta kap shkurt. Me komisioni kemi zhvilluar një sërë takimesh shpjeguese dhe rezultati ka qenë shumë i dobishëm për të çelur negociatat. Së pari për planin tonë të transpozimit ne e kemi tani planin kombëtar për integrimin europian. Për përpjekjet tona për të forcuar kapacitetet administrative do të angazhojmë të gjitha strukturat për negociatat tona të anëtarësimit. Ne jemi gati dhe kemi punuar shumë për këtë proces. Ne kemi zbatuar një reformë në drejtësi që ka luajtur rol kyç në goditjen e korrupsionit. Kemi shumë për të bërë por hapja formale e negociatave na jep motivim për t’i përmbushur të gjitha kriteret”, tha Xhaçka.

FJALA E PLOTE E MINISTRES SE JASHTME:

Të dashur pjesëmarrës,

Jam shumë e lumtur që jam sot këtu me ju. Por më duhet tu rrëfej se ndihem edhe e lehtësuar në të njejtën kohë që jam këtu sot. Në këtë çështje besoj se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve sepse ka pasur shumë momente kur kemi filluar të dyshojmë nëse kjo ditë do të vinte ndonjëherë. Ka qenë një sfidë e vërtetë, por gjithçka është mirë kur përfundon mirë.

Pra, ja ku jemi dhe e vlerësoj faktin që edhe Komisioni ashtu si ne, e ndjen nevojën urgjente për të vepruar dhe kompensuar kohën e humbur deri më sot. Gjithashtu përfitoj nga ky rast të falënderoj Komisionin për mbështetjen dhe angazhimin e tij gjatë gjithë këtij procesi të gjatë dhe nganjëherë edhe stresues.

Dëshiroj të përgëzoj edhe miqtë tanë të Maqedonisë së Veriut për suksesin që kanë arritur në një proces shumë të vështirë. Ne e kemi nisur këtë rrugëtim së bashku dhe mbetemi të përkushtuar për të bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin me praktikat më të mira, shkëmbimet profesionale, mbështetjen politike dhe teknike.

Ne kemi punuar shumë për të arritur në këtë moment historik të hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat strategjikë më të rëndësishëm të Shqipërisë demokratike që nga ndryshimi i regjimit 30 vjet më parë. Ai mbetet një objektiv që gëzon mbështetje masive nga populli ynë.

Ka qenë forca shtytëse e transformimit të vendit tonë, frymëzimi dhe motivimi për ndryshimin dramatik dhe ndonjëherë  edhe të dhimbshëm që ka pësuar Shqipëria këto 3 dekadat e fundit. Ky proces transformimi, modernizimi dhe evropianizimi me të vërtetë nuk ka lënë gur pa lëvizur. Ajo ka ndikuar në çdo aspekt të jetës në Shqipëri dhe kjo është arsyeja që ne kemi një delegacion kaq të madh të pranishëm këtu, të përbërë nga përfaqësues të qeverisë, përgjegjës për të gjitha grupet dhe kapitujt negociues.

Sa i përket përmbajtjes së procesit të shqyrtimit, do të prek shkurtimisht disa çështje:

Me Komisionin kemi zhvilluar tashmë një proces të gjatë takimesh shpjeguese.

Diskutimi i kapitujve në këto takime ka rezultuar shumë i dobishëm për përpjekjet tona për të bërë përparim të mëtejshëm në rishikimin e kapitujve dhe për t’u përgatitur për negociatat e anëtarësimit. Prezantimet e takimeve shpjeguese, së bashku me rekomandimet e institucioneve të Stabilizim Asociimit dhe të raporteve të Komisionit, kanë qenë udhërrëfyesi ynë:

1- Së pari, për planin tonë të transpozimit – Planin Kombëtar për Integrimin Evropian;

2- Së dyti, për përgatitjet tona për shqyrtimin analitik dypalësh – institucionet tona kanë kryer një analizë të plotë ligjore dhe administrative për çdo kapitull, me qëllim përgatitjen e prezantimeve tona se ku ndodhet Shqipëria me transpozimin dhe zbatimin e acquis;

3- Së treti, për përpjekjet tona për të forcuar kapacitetet administrative, duke synuar të kemi të gjitha strukturat për zhvillimin e negociatave tona të anëtarësimit.

Ndaj, edhe pse e dimë se na pret një proces shumë kërkues dhe sfidues, ne jemi gati, vendosmëria jonë është e palëkundur dhe  kemi punuar shumë. Në kontekstin e metodologjisë së re, për shembull, që vendos reformat themelore në qendër të negociatave të anëtarësimit, ne kemi zbatuar një reformë të paprecedentë në drejtësi që ka luajtur tashmë një rol kyç në luftën kundër korrupsionit.

Jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë. Por hapja formale e negociatave rikthen besueshmërisë në procesin e integrimit në BE dhe së bashku me të, gjeneron motivim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme për çka  jemi të bindur se do t’i japë procesit një energji pozitive të rëndësishme.

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
Pyjet nën flakë, PD denoncon skandalin lidhur me to

Pyjet nën flakë, PD denoncon skandalin lidhur me to

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.