Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Javën e ardhshme zhbllokohet Aeroporti i Vlorës’/ Kryeministri Rama hap garën për parkun fotovoltaik në Spitallë  

14:34 19/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Intensifiklimi i fushatës elektorale dhe afrimi i zgjedhjeve të prillit vitin e ardhshëm, kanë bërë që kryeministri Rama të rihapë ‘thesin’ e premtimeve ku aeroportet dhe parqet energjetike janë kryefjala.

Nisur nga kjo, javën e ardhshme pritet që të zhbllokohet procesi për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Kështu deklaroi sot kryeministri Rama, gjatë aktivitetit ku u hap gara për një tjetër park fotovoltaik, në Spitallë të Durrësit.

“Shumë shpejt ne do të jemi këtu përsëri me ndihmën e Zotit, sepse mbase javën e ardhshme do të zhbllokojmë dhe procesin për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës,  gjë për të cilin kemi bërë përpjekje, të cilin e konsideroj një tjetër gur shumë të rëndësishëm të mozaikëve të Shqipërisë që përfytyrojmë”,- deklaroi kryeministri Rama.

Kryeministri tha se, pas parkut do të shoqërohet me një sërë hapash të tjerë, siç është ndërtimi i portit të madh turistik që do t’i japë Durrësit magnetin e fuqishëm jo vetëm për të tërhequr më shumë turistë, por për të krijuar një kategori për turizmin siç është ai elitar.

“Ky park fotovoltaik në zonën e Spitallës faktikisht është pjesë e një mozaiku që jetëson vizionin tonë për Durrësin e 2030-s dhe patjetër edhe vizionin tonë për Shqipërinë e 2030. Ne në këtë zonë, e cila prej shumë e shumë vitesh ka qenë një zonë e parë si një periferi ku ka pasur hapësirë vetëm për ndërtime kaotike.

Me këtë park bëjmë vetëm hapin e parë sepse kjo do të shoqërohet me një sërë hapash të tjerë, nga lagja e re e rindërtimit. Një lagje e re po aq mbresëlënëse sa edhe shkollat që po rindërtohen”,- vijoi më tej kryeministri.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, dha detaje për projektin e parkut fotovoltaik në Spitallë.

“Parku fotovoltaik i Spitallës nuk do të ndikojë në mjedisin e zonës ku ndërtohet. Ky park që shtrihet në 120 hektarë do të prodhojë fuqi maksimale prej 100 megavat, nga të cilat 70 megavat do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pjesa tjetër do të disponohet në treg të lirë nga prodhuesi.

Çmimi do të vendoset nëpërmjet ankandit. Tavani nga i cili fillojmë është 55 euro për megavat dhe nuk do të pranohet asnjë ofertë mbi këtë çmim. Gara ndërkombëtare pritet të mbyllet më 2 mars të vitit 2021”,- tha Balluku.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: aeroportikryeministri ramaparkuspitallevlore

Të lidhura

Samiti Europian në Tiranë, zbulohen temat që do të trajtohen
Aktualitet

Samiti Europian në Tiranë, zbulohen temat që do të trajtohen

Shqipëria do të mirëpresë më 16 maj Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, i cili për herë të parë...

10:25 15/05/2025
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ 1500 forca policie në terren
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ 1500 forca policie në terren

Tirana do të jetë nesër mikpritësja e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të...

10:00 15/05/2025
Para

Abuzimi i të miturve, mesazhi i fortë i Yuri Kim: Lërini fëmijët të jenë fëmijë, autorët të ndëshkohen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Samiti Europian në Tiranë, zbulohen temat që do të trajtohen

Samiti Europian në Tiranë, zbulohen temat që do të trajtohen

10:25 15/05/2025
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ 1500 forca policie në terren

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ 1500 forca policie në terren

10:00 15/05/2025
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

09:42 15/05/2025
Fshehu aksidentin, nis hetimi për djalin e të moshuarës që u përplas për vdekje

Tentoi të kalonte trafik-ndarësen, humb jetën një kalimtare në Kavajë

09:23 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.