Skip to content
Të Gjitha

Ja si ndikon lagështia dhe temperatura në përhapjen e koronavirusit

· 2 min lexim

Gjatë verës numri i të infektuarve me koronavirus ishte disi më i ulët se tani që jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës.

Por ardhja e vjeshtës sjell dhe uljen e temperaturave dhe shtim të reshjeve të shiut të cilat duket se ndikojnë dhe në përhapjen e COVID-19 dhe më shumë.

E themi këtë pasi rastet e shumëfishuara të të infektuarve me koronavirus në Çeki, Zvicër, Francë etj janë një shembull konkret i ndikimit që lagështia dhe temperatura kanë mbi përhapjen e tij.

Në lidhje me një shtim të mundshëm të rasteve ne vendin tonë dhe arsyes pse ndodh kjo gjë, deputeti i Partisë Socialiste si dhe pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Besnik Baraja ka një shpjegim:

“Lagështia (piklat e ujit që qëndrojnë pezull) apo grimcat shumë të vogla që emetohen nga makinat e favorizojnë jetëgjatësinë e Covid 19.

Ato shërbejnë si një “strehëz” ku Covidi jeton më gjatë, e për rrjedhojë dhe rritet shkalla e infektimit.Piklat e lëngëta apo të ngurta nuk sedimentojnë, ato qëndrojnë pezull në ajër, në lartësinë e trupit tonë (gojës dhe hundës).

Ndaj, mundësisë së rritjes së infeksionit duhet ti përgjigjemi me masa kujdesi, që këshillohen në mbarë botën.Efektin më të dëmshëm Covid 19 e ka në psiqikën tonë, ku çdo kollë, tështitje, etj., tërheq vëmendjen e njerëzve si simptoma Covidi.

“Vjeshta dhe dimri do i kenë të zakonshme këto veçori, ndaj të ruajmë ekuilibrin mendor dhe qetësinë, sepse edhe kafshët që mbahen në shtëpi kanë filluar të reagojnë kur dikush kollitet”, thotë Baraj.

Burimi/BoldNews. /Përshtati/GazetaReforma.com/