Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ja si i kryen 14 vjedhje gjatë verës në Ksamil e Sarandë, në pranga 3 persona (Video+Detaje)

11:02 09/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e 3 shtetasve të cilët akuzohen për 14 vjedhje në seri të kryera gjatë sezonit turistik në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit.

Në pranga ka përfunduar Nazmi Liçi (25 vjeç), banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”.

Erion Bylykbashi (30 vjeç), banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes” dhe Ani Lici (22 vjeç), gjithashtu banues në këtë qytet.

Këta dy persona të arrestuar nga autoritetet e policisë kanë vjedhur gjatë muajve qershor, korrik, gusht dhe shtator, 14 hotele dhe banesa.

“BalkanWeb” ka arritur të bëjë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas informacioneve të marra bëhet me dije se tre autorët kamufloheshin si pushues dhe prenotonin për 2-3 ditë në hotele. Ata gjatë këtyre ditëve studionin zonën dhe më pas vidhnin. Pasi merrnin sende personale apo para ata ktheheshin në Elbasan, qëndronin një javë dhe ktheheshin sërish në bregdet.
Për të vjedhur ata përdornin një automjet tip “BMW” i cili është sekuestruar tashmë nga forcat e policisë. Dy prej tyre ishin të njohur për Policinë pasi kanë pasur precedentë të mëparshëm kriminalë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pushuesit”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Vidhnin vlera monetare dhe sende personale, në banesa dhe hotele të pushuesve, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, dy prej të cilëve me precedent të mëparshëm penal.

Zbardhen dhe dokumentohen 14 vjedhje në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit, të ndodhura gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator.

Sekuestrohet automjeti që përdornin autorët për të realizuar vjedhjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe DVP Elbasan, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pushuesit”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin e shtetasve:

-Nazmi Liçi, 25 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”.

-Erion Bylykbashi, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

-Ani Lici, 22 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 14 vjedhjeve të ndodhura më parë, në Sarandë dhe Ksamil gjatë periudhës korrik-shtator 2021.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë vjedhur në 13 raste shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj duke u marrë portofolët në banesat që kishin marrë me qera apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin si dhe në një rast kanë vjedhur një shumë parash në një subjekt, konkretisht:

Më datë 04.07.2021, kanë vjedhur nje çantë me sende personale dhe një shumë parash.

Më datën 05.07.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në banesën e shtetasit A. N.

Më datë 08.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në subjektin në pronësi të shtetasit V. C.

Më datë 09.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. B.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende personale në banesën e shtetases A. DH.

Më datë 20.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. S.

Më datë 22.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën me qera të shtetasit polak  M. G.

Më datë 23.08.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 25.08.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 01.09.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më 03.09.2021, kanë vjedhur  sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A. K.

Më datë 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.T.

Më datë 04.09.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “BMW” në posedim të shtetasit Ani Lici.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Etiketa: 14 vjedhjearrestimne pranga 3 personapoliciaSarande

Të tjera

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten
Aktualitet

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Edhe pse kostot e importeve ushqimore kanë rënë prej tre vitesh me radhë, Shqipëria po përjeton një rritje të pandalshme...

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion
Aktualitet

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i...

14:06 10/12/2025
Para
Tragjedia në spitalin COVID, kryetarja e Komunës së Tetovës zbulon vendimin që ka marrë

Tragjedia në spitalin COVID, kryetarja e Komunës së Tetovës zbulon vendimin që ka marrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

14:06 10/12/2025
12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

13:03 10/12/2025
Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

09:54 10/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.