Ja seriali i ri turk që do ju gozhdojë para ekranit: Nik Xhelilaj në rol kryesor
Sukseset për aktorin shqiptar Nik Xhelilaj nuk kanë të sosur.
Më në fund edhe ne do të kemi mundësinë ta shohim atë çdo ditë nga ekrani i televizorit përmes serialit turk “Qyteti i humbur”.

Ky serial do të transmetohet shumë shpejt në ekranin e Tv Klan dhe mësohet se Xhelilaj do të ketë rol kryesor.

“Qyteti i humbur” tregon për historinë e banorëve të një pallati 6 katësh, që përpiqen të kapin ritmin e jetës urbane. Banorët e lagjes së varfër të Stambollit duhet të heqin dorë nga ëndrrat dhe shpresat e tyre, për t’u përshtatur me metropolin e madh.

Burimi: Tv Klan