Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Izraeli synon kontrollin e 75% të territorit të Gazës brenda dy muajsh

07:35 26/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Ushtria izraelite ka njoftuar planet për të marrë nën kontroll rreth 75% të territorit të Gazës brenda dy muajsh, sipas raporteve nga mediat lokale.

Ky zhvillim ndodh ndërsa Izraeli intensifikon ofensivën e tij në Gaza, duke synuar të ushtrojë presion mbi Hamasin për lirimin e pengjeve izraelite të mbetura në duart e këtij grupi militant.

Në kuadër të operacionit të zgjeruar ushtarak, Izraeli ka njoftuar se nga e hëna do të nisë një mekanizëm të ri për shpërndarjen e ndihmave humanitare, duke detyruar popullsinë palestineze të përqendrohet në tri zona të vogla brenda Gazës, për të më pas pushtuar pjesën tjetër prej tre të katërtave të territorit.

Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë bërë të ditur se ofensiva e tyre tashmë nuk është thjesht një luftë kundër Hamasit, por synon pushtimin e territorit, kontrollin e shpërndarjes së ndihmave dhe shkatërrimin e infrastrukturës së grupit militant.

Ndërkaq, Hamasi kishte propozuar lirimin e pengjeve në këmbim të një armëpushimi dhe tërheqjeje ushtarake izraelite, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e hodhi poshtë këtë ofertë, duke deklaruar se synimi i Izraelit është marrja e kontrollit total të Gazës dhe vendosja e një sistemi të ri shpërndarjeje ndihmash që përjashton Hamasin.

Gjatë gati tre muajve të fundit, Izraeli ka bllokuar plotësisht hyrjen e ushqimeve, ilaçeve dhe karburanteve në Gaza, duke nxitur kritika ndërkombëtare për rrezikun e urisë masive.

Javën e kaluar, një sasi e vogël ndihmash u lejua të hynte në Rrip, por OKB dhe organizatat humanitare paralajmëruan se kjo është shumë pak për të përballuar krizën.

Vetëm dje, një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën si pasojë e urisë.

Shteti hebre po zbatojnë një plan të ri, i mbështetur nga SHBA, për të menaxhuar shpërndarjen e ndihmave në Gaza, por drejtuesi amerikan i këtij projekti dha dorëheqjen papritur, duke thënë se nuk kishte pavarësi në veprimet e organizatës së tij.

Në anën tjetër, OKB ka refuzuar përfshirjen në këtë plan, duke e cilësuar atë si jo të paanshëm dhe të kontrolluar politikisht.

Gjatë 24 orëve të fundit, sulmet izraelite kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 38 personave, përfshirë fëmijë, sipas burimeve zyrtare shëndetësore.

Këto shifra nuk përfshijnë viktimat në spitalet e bllokuara në veri të Gazës, të cilat janë të rrethuara nga forcat izraelite dhe të paarritshme për ndihmën e jashtme.

Etiketa: gazaIzraeli

Të lidhura

Interi në zi pak orë para finales së Champions-it: Ndërron jetë ish-presidenti Ernesto Pelegrini
Aktualitet

Interi në zi pak orë para finales së Champions-it: Ndërron jetë ish-presidenti Ernesto Pelegrini

Interi është tronditur mëngjesin e së shtunës, vetëm disa orë përpara finales së Champions League, nga lajmi i ndarjes nga...

13:50 31/05/2025
Plagosja në Durrës: 36-vjeçari që dhunoi babain e autorit, sulmohet me armë teksa udhëtonte me dy të mitur – në kërkim Erkid Kazazi
Aktualitet

Plagosja në Durrës: 36-vjeçari që dhunoi babain e autorit, sulmohet me armë teksa udhëtonte me dy të mitur – në kërkim Erkid Kazazi

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 30 majit në Durrës, ku një 36-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri...

12:54 31/05/2025
Para
Si talentet po na i merr Gjermania, 3.5 mijë karta blu për punonjësit shqiptarë në 5 vitet e fundit

Si talentet po na i merr Gjermania, 3.5 mijë karta blu për punonjësit shqiptarë në 5 vitet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Interi në zi pak orë para finales së Champions-it: Ndërron jetë ish-presidenti Ernesto Pelegrini

Interi në zi pak orë para finales së Champions-it: Ndërron jetë ish-presidenti Ernesto Pelegrini

13:50 31/05/2025
Plagosja në Durrës: 36-vjeçari që dhunoi babain e autorit, sulmohet me armë teksa udhëtonte me dy të mitur – në kërkim Erkid Kazazi

Plagosja në Durrës: 36-vjeçari që dhunoi babain e autorit, sulmohet me armë teksa udhëtonte me dy të mitur – në kërkim Erkid Kazazi

12:54 31/05/2025
‘Ka bombë në parkingun e hotelit…”, telefonata që alarmon policinë e Tiranës

‘Ka bombë në parkingun e hotelit…”, telefonata që alarmon policinë e Tiranës

20:21 30/05/2025
Alarm nga DIA: Shqiptarët, faktor kyç në rrjetin e drogës

Alarm nga DIA: Shqiptarët, faktor kyç në rrjetin e drogës

19:49 30/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.