Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Izraeli nis operacione tokësore në jugperëndim të Libanit

10:15 08/10/2024
Reading Time: 3 min lexim

Ushtria e Izraelit tha të martën se i ka nisur operacionet tokësore në jugperëndim të Libanit, duke e zgjeruar inkursionin e saj në një zonë të re, një vit pasi filluan këmbimet e zjarrit me grupin e armatosur Hezbollah. Tensionet rajonale, të nxitura para një viti nga sulmi në jug të Izraelit prej Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – janë përshkallëzuar në operacione tokësore dhe ajrore të Izraelit në Liban dhe në sulme të drejtpërdrejta nga Irani kundër Izraelit. Irani e ka paralajmëruar Izraelin të martën të mos kryejë ndonjë sulm kundër republikës islamike, një javë pasi Teherani i hodhi një breshëri raketash drejt tij, duke e vënë Lindjen e Mesme në teh.Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së Iranit do t’i përgjigjemi me hakmarrje, tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, duke e paralajmëruar Izraelin të mos e sulmojë vendin e tij.

Në Liban, ushtria izraelite e shtoi trysninë ndaj Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani, duke thënë se po kryen “operacione të kufizuara, lokalizuara dhe shënjestruara” në jugperëndim të Libanit, pasi javët e fundit kreu operacione të ngjashme në juglindje të Libanit. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Ushtria izraelite i bombardoi periferitë jugore të Bejrutit gjatë natës dhe tha se e vrau një zyrtar të lartë të Hezbollahut, i cili ishte përgjegjës për buxhetin dhe logjistikat e grupit.Nëse konfirmohet, vrasja e Hussein Husseini do të ishte më e fundit në një sërë vrasjesh të liderëve dhe komandantëve të Hezbollahut dhe Hamasit nga Izraeli.Koordinatori i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Libanin dhe kreu i misionit paqeruajtës të OKB-së në vend, thanë të martën se thirrjet e tyre të përsëritura për vetëpërmbajtje kanë “rënë në vesh të shurdhër” prej fillimit të shkëmbimeve të zjarrit midis Hezbollahut dhe Izraelit.

“Sot, një vit më vonë, shkëmbimet pothuajse të përditshme të zjarrit janë përshkallëzuar në një fushatë ushtarake të pamëshirshme, me ndikim humanitar katastrofik”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Sulmet kanë rritur frikën se SHBA-ja, aleati më i ngushtë i Izraelit, dhe Irani do të përfshihen në një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme, rajonin që prodhon naftë.Tensionet midis armiqve të përbetuar, Iranit dhe Izraelit, kanë arritur kulmin pas shumë viteve të luftës së fshehtë dhe vrasjeve, të cilat janë kthyer në përballje të drejtpërdrejta që kanë vënë rajonin në teh.

Izraeli po i shqyrton mundësitë për t’iu përgjigjur sulmit me raketa balistike nga Teherani javën e kaluar, i kryer si përgjigje ndaj veprimeve ushtarake të Izraelit në Liban. Faqja amerikane e lajmeve, Axios, citoi zyrtarë izraelitë të kenë thënë se objektet e naftës së Iranit mund të goditen, gjë që do të ishte një përshkallëzim serioz që mund të rrisë çmimet globale të naftës. Sulmet ajrore izraelite kanë zhvendosur 1.2 milionë njerëz në Liban, dhe fushata e intensifikuar e bombardimeve të Izraelit ka shqetësuar shumë libanezë se vendi i tyre do ta përjetojë një shkatërrim të gjerë si ai i shkaktuar nga Izraeli në Gazë. Rreth 2.000 libanezë janë vrarë prej se Hezbollahu dhe Izraeli filluan këmbimin e sulmeve një vit më parë. Shumica e tyre janë vrarë në javët e fundit.

Ushtria izraelite e ka përshkruar operacionin e saj tokësor në Liban si të lokalizuar dhe të kufizuar, por ka filluar ta zgjerojë gradualisht që nga java e kaluar

 

Etiketa: Libanioperacionet tokësoreushtria izraelite

Të lidhura

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë
Aktualitet

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Sovjan të Maliqit, ku një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga...

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë
Kryesore

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj, ka dhënë një mesazh të qartë dhe...

11:37 07/06/2025
Para
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja paraqitet në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.