Skip to content
Kryesore

Izmir Smajlaj zgjidhet presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës

· 1 min lexim

Izmir Smajlaj është zgjedhur president i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës. Ish-kampioni i njohur kuqezi do të drejtojë këtë federatë për një mandat katërvjeçar, pas përfundimit të Asamblesë së Jashtëzakonshme Zgjedhore.

Fillimisht në garë për këtë post ishte edhe Taulant Stermasi, ish-presidenti i Federatës, i cili më pas u tërhoq, duke e lënë Smajlajn kandidatin e vetëm.

Në mbledhjen zgjedhore morën pjesë edhe përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), si dhe zëvendësministri i Sporteve, Endrit Hoxha.

Me këtë emërim, një nga figurat më të spikatura të atletikës shqiptare merr drejtimin e institucionit më të lartë të këtij sporti në vend, duke kaluar nga pista në drejtimin administrativ të atletikës.