Skip to content
Politikë

Iu gjet kokainë, arrestohet kandidati i “Shqipëria Bëhet”

· 1 min lexim

Policia e Sarandës ka vënë në pranga në flagrancë Ergys Isufin, kandidat i koalicionit “Shqipëria Bëhet” në këtë qytet.

Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një dozë kokainë, ndërsa mësohet se ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por është ndaluar nga efektivët.

Pas arrestimit, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij në Sarandë për të verifikuar nëse posedonte lëndë narkotike të tjera.

Hetimet për rastin janë në vijim.