Agustin Kaza, 44-vjeçari i qëlluar më 28 prill në tarracën e një kafeneje në Schaarbeek, Bruksel, ka ndërruar jetë sot. Ai ishte në koma pas dy plumbave në kokë dhe dy në gjoks. Kaza u qëllua katër herë nga një burrë i maskuar që iku menjëherë pas atentatit. Policia po vazhdon hetimet.
Agustin Kaza ishte shënjestër e një atentati që dyshohet se lidhet me gjakmarrje. Ai ishte vëllai i Martin Kazës, i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Gjini në 1997, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, Ndue Kaza, në 1994 nga Dod Gjini.
Nga Kina në Golem e Shkëmbin e Kavajës për prostitucion, 4 gra në pranga pas operacionit “Storm 17”
Një operacion policor i zhvilluar në zonën e Durrësit ka çuar në arrestimin e katër shtetaseve kineze, të cilat dyshohet...








