Skip to content
Bota

Italia në festë: Ulet numri i viktimave nga Covid-19, shifër rekord e të shëruarve

· 1 min lexim

Situata nga Covid-19 në Itali po shkon drejt përmirësimit, pasi prej ditësh numri i viktimave dhe rasteve të reja po ulet, teksa vihet re një përmirësim i dukshëm në strukturat spitalore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 285 viktima, nga 323 që u shënuan ditën e djeshme, teksa edhe rastet e reja kanë rënë, duke u shënuar 1,872 raste të reja, nga 2,086 që u raportuan dje.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 27,967, ndërsa i të infektuarve në 232,463.

Sakaq, një tjetër lajm i mirë përtej Adriatikut është se po gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një numër rekord i të shëruarve, përkatësisht 4,693 dhe në total numri aktual i pacientëve të shëruar është 75,945.

Disa ditë më parë, kryeministri Conte bërë të ditur masat e reja lehtësuese, ku pritet të hapen industritë prodhuese dhe të ndërtimit, ndërsa sa i përket shkollave do të hapen në shtator.

LEXO: Italia drejt çlirimit/ Conte shpall planin e ri: Ja çfarë parashikohet, nga bizneset tek shkollat