Skip to content
Bota

Italia hedh pas ditët e vështira: Tashmë numëron më pak se 100 mijë raste aktive me Covid-19

· 2 min lexim

Ditën e djeshme në Itali u shënua numri më i ulët i viktimave nga Covid-19 që prej 10 marsit, pasi autoritetet njoftuan se kanë humbur jetën 174 persona dhe janë identifikuar 1,389.

Tashmë duket se shteti italian i ka hedhur pas ditët e vështira, pasi numri i pacientëve aktivë ka zbritur nën 100 mijë, duke arritur në 99,980.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 195 viktima dhe 1,221 raste pozitive, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 29,079 e numri i të infektuarve 211,938.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,225 pacientë të shëruar e numri i përgjithsëm i tyre ka arritur sot më 82,879, teksa në repartet e terapisë intesive sot janë 22 pacientë më pak e numri i tyre është 1,479.

Ditën e sotme, pas dy muajve izolim Italia  është  futur në fazën e dytë të pandemisë, pasi ka nisur lehtësimi i masave që ka rikthyer rreth 4 milionë njerëz  në punë.

Të gjithë ata që do të rikthehen në punë, janë mes moshës 40 dhe 49 vjeç, por e përkthyer në përqindje,  70% e atyre që kthehen në punë i përkasin grupmoshës 50 dhe 59 vjeç dhe për 60% ndaj atyre mbi 60 vjeç.

Po ashtu, njerëzit mund të vizitojnë të afërmit e tyre, ndërsa miqtë janë të përjashtuar, teksa

Sakaq, tani e tutje, seancat e provimeve dhe seancat e diplomimit mund të zhvillohen me pjesëmarrjen fizike “me kusht që të ketë një organizim hapësirash dhe praktikë të tillë që të minimizojnë rrezikun e afërsisë që janë miratuar në kuadër të masave të organizative të parandalimit dhe mbrojtjes nga Covid-19.

Sa i përket transportit publik  distanca është e detyrueshme dhe duhet që gjithmonë të mbahet maska mbrojtëse.