Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ishte një histeri fashiste”, Rama: Bregoviçit i kanë mveshur fjalë që nuk i ka thënë ai

19:20 23/08/2021
Reading Time: 2 min lexim
FILE PHOTO: Albanian Prime Minister and leader of the Socialist Party Edi Rama speaks at a rally celebrating the party's election victory, at Skanderbeg Square in Tirana, Albania April 27, 2021. REUTERS/Florion Goga

FILE PHOTO: Albanian Prime Minister and leader of the Socialist Party Edi Rama speaks at a rally celebrating the party's election victory, at Skanderbeg Square in Tirana, Albania April 27, 2021. REUTERS/Florion Goga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me debatin e krijuar për ardhjen e këngëtarit Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë. Rama shkruan në rrjetet sociale se Bregoviç nuk ka asnjë lidhje me asnjë prej të zezave që iu faturuan në Prishtinë e Tiranë. Kryeministri thotë se muzikanti nga Sarajeva  nuk ka thënë asgjë kundër shqiptarëve dhe nuk i ka kënduar masakrave të regjimit të Millosheviçit.

Rama shprehet se situata e krijuar ishte “një histeri fashiste e cila fatkeqësisht nuk dallonte aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë.”

Postimi i plotë:

ZJARRI KINSE PATRIOTIK I GUSHTIT

Një gazetare e mirënjohur shqiptare e Kosovës, e cila respektohet ndërkombëtarisht dhe kontribuon për tribuna prestigjoze të shtypit botëror, e tha shumë troç se Goran Bregoviçi nuk ka asnjë lidhje, me asnjë prej të zezave që iu faturuan nga zjarrnxitës mendjefikur, sa në Prishtinë dhe sa në Tiranë.

Por muzikanti i famshëm nga Sarajeva, me baba kroat, nënë serbe dhe grua muslimane boshnjake, u kthye në një “kriminel serb” që duhej djegur në zjarret e gushtit shqiptar, pavarësisht se as serb nuk është përveç të tjerash. Paçka se Bregoviçi nuk ka thënë asgjë kundër shqiptarëve, nuk i ka kënduar asfare masakrave të regjimit të Millosheviçit dhe nuk ka qenë gjëkundi mbështetës i atij regjimi as me fjalë as me vepra, e vërteta as që kishte rëndësi. Rëndësi kishte zjarri i politikës qorre, e cila krijon armiq, ushqehet armiqësisht dhe jeton për armiqësinë – thënë aq bukur nga një prej zjarrnxitësve mendjefikur, “Më pëlqen ta dëgjoj Bregoviçin, po nuk shoh dot me sy Edi Ramën!”.

Askush, hiç askund, nuk e dha asnjë provë të vetme për ta justifikuar histerinë mesjetare që shpërtheu kundër një muzikanti nga më të jashtëzakonshmit e Ballkanit. Ishte një histeri fashiste, e turpshme per qytetarinë europiane të shqiptarëve, për historinë dhe për traditën tonë po ashtu, e cila fatkeqësisht nuk dallonte aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë.

Ku ndryshojnë për shembull ata që në Serbi i hakërrehen me fjalorin më të ndyrë Dua Lipës në rrjetet e saj sociale, vetëm pse ajo është një shqiptare krenare e Kosovës, e cila del mbështjellë me të dy flamujt e shteteve tona, me ata që iu hakërryen me shqipen më të ulët në rrjetet tona sociale Goran Bregoviçit, duke e trajtuar si një kriminel lufte e duke i mveshur faje që ai nuk i ka bërë vetëm se ai këndon serbisht?

Ndryshojnë vetëm në faktin se të parët shajnë e mallkojnë serbisht, ndërsa të dytët sharjet e mallkimet i lëshojnë në shqip. Të dyja palët i përkasin besnikërisht kategorisë së ulët njerëzore të urrejtësve të verbër, të cilës kjo botë i ka parë vetëm sherrin, kudo e kurdo që ajo ka arritur të imponojë mbi shoqërinë verbërinë e vet.

Etiketa: edi ramagoran bregovic

Të lidhura

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve
Aktualitet

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Aksidentet rrugore mbeten një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve dhe invaliditetit në Europë, ku çdo vit humbin jetën mbi 62,000...

18:33 15/05/2025
Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës
Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Sot, Kolegji i Posaçëm i Apelit ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj...

18:10 15/05/2025
Para
Akulloret me përmbajtje kancerogjene, PD: Korrupsioni në AKU, pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve

Akulloret me përmbajtje kancerogjene, PD: Korrupsioni në AKU, pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

Siguria në rrugë, OBSH vlerëson situatën e këmbësorëve dhe çiklistëve

18:33 15/05/2025
Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

18:02 15/05/2025
Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

17:35 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.