Skip to content
Të Gjitha

Ishte i infektuar me covid-19, ndërron jetë ish-rektori i Universitetit të Elbasanit

· 1 min lexim

Ish-rektori i Universitetit të Elbasanit Jani Dode është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 63 vjeçare.

Bëhet me dije akademiku prej ditësh ishte i shtruar, për shkak të infektimit me covid-19.

Lajmin e trishtë e ka dhënë kryebashkiaku Gledian Llatja, i cili shkruan se Elbasani humbi një figurë të shquar.

Profesor Dode ishte shtruar prej dy javësh në Spitalin Infektiv në Tiranë por fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën me covid-19.

“Me trishtim mora lajmin se Profesori Jani Dode u nda nga jeta në betejën me Covid-19.

Një personalitet i rrallë dhe mendje e ndritur do t’i mungojë auditoreve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Elbasani po humb një figurë të shquar akademike, shoqëria qytetarin model dhe familja prindin e pëkushtuar.

U prehsh në paqe Profesor Jani! Ngushëllime të ndjera të afërmve dhe familjes”, ka shkruar kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja./Gazetareforma.com/