Skip to content
Të Gjitha

Ishte e infektuar me COVID-19, ndahet nga jeta kirurgia e njohur shkodrane Zyliha Kraja

· 1 min lexim

Është ndarë nga jeta ditën e sotme kirurgia e njohur shkodrane Zyliha Kraja, 78-vjeçe,  bashkëshortja e dramaturgut të njohur Fadil Kraja

Mësohet se mjekja 78-vjeçare u nda nga jeta pasi ishte infektuar prej ditësh me Covid-19.

Kraja prej vitesh kishte dalë në pension por sërish ka vijuar të kontribuojë në spitalin e Shkodrës.Para se të infektohej me virusin vdekjeprurës gjendja shëndetësore e mjekes ishte e mirë, por ditët e fundit u përkeqësua.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Cerriku  një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana : një 68 vjeçare dhe një 77 vjeçare.

Ndërsa në Shkodër që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 36 persona dhe janë regjistruar 293 raste aktive.