Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, është shtruar në spital në Uashington, DC, për të kryer disa analiza pas shfaqjes së etheve.
Sipas zëdhënësit të tij, Angel Urena, Clinton ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe shpreson të kthehet në shtëpi përpara Krishtlindjeve.
Clinton u dërgua në Spitalin Universitar MedStar Georgetown nga shtëpia e tij dhe do të qëndrojë aty për vëzhgim për të paktën një natë. Gjendja e tij është përshkruar si jo urgjente dhe e qëndrueshme.
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Clinton ka pasur disa probleme shëndetësore, përfshirë një operacion në zemër në vitin 2004 dhe një tjetër procedurë në vitin 2010.